Flash

Video/ Zhegrova sulmohet nga rumunët në sallën e konferencave: “Turp për ju”

Lapsi.al 16 November 2024
Video/ Zhegrova sulmohet nga rumunët në sallën e konferencave:

Sherri mes lojtarëve të Kosovës dhe Rumanisë nuk ka përfunduar me ndërprerjen e ndeshjes. Tensionet u përshkallëzuan më tej kur Edon Zhegrova u sulmua verbalisht nga zyrtarë të Federatës rumune e madje edhe gazetarë. Një prej tyre tentoi të konfliktohej fizikisht, në tunelin e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të sfidës së ndërprerë.

Përleshja gjatë konferencës për shtyp

Gjatë konferencës për shtyp, e mbajtur në një prej ambienteve të stadiumit, disa rumunë, mes tyre edhe gazetarë, tentuan t’i afrohen Edon Zhegrovës në mënyrë kërcënuese. Situata u tensionua, por ndërhyrja e menjëhershme e zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës e parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm.

Lexo më tej: Video/ Kosova braktis sfidën në Rumani për thirrje antishqiptare: show i Portugalisë

Ish-zyrtari i FFK-së, Taulant Hodaj, ishte i pari që reagoi, duke shtyrë një prej personave që po i afrohej anësorit të Lille, Zhegrova. Në incident u përfshinë më pas edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe zyrtari Bajram Shala, të cilët mbështetën Hodajn në mbrojtje të lojtarëve të Kosovës.

“Ai sulmoi lojtarët tanë. A është kjo mikpritje? Turp për ju! Ka mbaruar për ju!”, është dëgjuar Hodaj të thotë gjatë momentit të tensionuar.

Reagimet dhe pasojat

Incidenti ka nxitur reagime të shumta, duke vënë në pikëpyetje sjelljen dhe etikën e përfaqësuesve rumunë në këtë situatë. Ndërsa federata e Kosovës e dënoi ngjarjen, pritet që të ketë një hetim më të detajuar për të përcaktuar masat e mundshme disiplinore.

https://youtu.be/iZkXJwqHf8M?si=FOngdVphvT1XQQWp

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI