Flash

Barazimi me Çekinë, Mitaj, Tuci, Asllani komentojnë pas ndeshjes

Lapsi.al 16 November 2024
Barazimi me Çekinë, Mitaj, Tuci, Asllani komentojnë pas

Shqipëria arriti të ndante pikët me Çekinë, duke përfunduar pa gola, 0-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ky rezultat ishte i vlefshëm për Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Ndërkohë pas ndeshjes lojtarët e kombëtares kanë sjellë komentet dhe analizat e tyre.

“E dinim që Çekia është ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht, bëmë gabim 20 minutat që i lamë të luajnë. Ato 2-3 raste që kemi duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë. Kishim fat, mbrojtëm mirë se nuk na shënuan gol vetëm duhet të përmirësojmë sulmin.

Plani ndonjëherë është thjesht të gjejmë sulmuesin, të fitojmë topin e dytë. Ky ishte plani të gjejmë sulmuesin kryesor.

Unë thjesht mundohem çdo lojë të përmirësoj këtë pjesë të lojës, që të dal më shumë dhe të ndihmoj në sulm. Do mundohem të dal më shumë dhe të ndihmoj skuadrën me rastet që do ketë”, u shpreh Mitaj për Klan TV.

Gjithashtu sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci, ka komentuar ndeshjen e sotme.

WhatsApp Image 2024-11-16 at 22.56.44

“Ishte një ndeshje e vështirë. Shumë duele dhe lojë fizike. Ishin të gjithë nga dy metra. Në 20 minutat e para nuk ishim mirë, por folëm që të ishim më të mbyllur dhe në pjesën e dytë ishim ndryshe. Çekët të markojnë një nga një. Është e vështirë për të gjetur hapësira. Kur kombinuam disa herë, dolëm mirë dhe duhet ta kishim bërë më shpesh. Sot hasa vështirësi te topat e gjatë. Njëri bënte bllok, tjetri kërcente dhe duhet të luftoja me dy lojtarë”, deklaroi Tuci.

Ndërkohë mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, e ka cilësuar si pozitiv barazimin me Çekinë.

bandicam 2024-11-16 23-02-19-119

“Unë kur luajta në Çeki, kisha gjithë ndeshjen Suçek pas meje. Edhe sot kisha disa probleme në pjesën e parë, se një herë vinte Suçek e një tjetër dhe nuk po gjeja hapësira. Kam kapur shumë pak topa në pjesën e parë. Në pushim më tha trajneri të shkoj të marr topin te mbrojtësit, ata besoj se u lodhën pak dhe u organizuam mirë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur për pikën se kjo është një skuadër e fortë.

Sigurisht do luajmë me Ukrainën për të fituar. Kemi kualitet, por Çekia është skuadër fizike. E provuam deri në fund, por në fund marrim një pikë dhe e provojmë në ndeshjen tjetër

Kisha një kundërshtar një kundër një. Atë që bëra e bëra. Nuk është e mundur që unë të bëj gjithmonë asiste apo gola se nuk është e mundur”, tha Asllani për “SuperSport” pas ndeshjes.

Kapiteni i Shqipërisë, Ardian Ismajli, analizoi barazimin pa gola që kuqezinjtë.

WhatsApp Image 2024-11-16 at 23.01.52

“Nuk ishim mirë në fillimin e ndeshjes. Çekët na dominuan, pastaj e morëm nën kontroll. Rrezikuam me Laçin, në pjesën e dytë ishim ne më dominues. Në pjesën e parë ata kishin më shumë raste, ato dy shtyllat, në pjesën e dytë ne e kërkuam më shumë, luajtëm më shumë me topin. Kur e shikon realisht ndeshja ishte për barazim.  

Kur një sulmues shënon 2 gola, duket sikur kemi vuajtur. Sot e kemi njohur më mirë kundërshtarin, ai sulmues ishte hera e parë që luante kundër nesh në ndeshjen e parë, ndërsa sot i morëm masat dhe ia dolëm”, deklaroi Ismajli.  

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI