Flash

Guarín: “Te Inter dehesha, më thanë të ikja nga Milano. Piva 70 birra në një natë”

Lapsi.al 18 November 2024
Guarín: “Te Inter dehesha, më thanë të ikja nga
Fredy Guarín e përfundoi karrierën e tij si futbollist në vitin 2021, pas përfundimit të kontratës me Millonarios. Ekipi kolumbian ishte i fundit ku luajti mesfushori, i njohur dhe i vlerësuar në Itali me fanellën e Interit. Me zikaltrit, Guarín zhvilloi 141 ndeshje, duke shënuar 22 gola dhe dhënë 38 asiste nga viti 2011 deri në 2016. Por çfarë ndodhi me Guarín pas largimit nga Interi? Përpara se të rikthehej në Kolumbi dhe të mbyllte karrierën në atdhe, ai luajti me Shanghai Shenhua në Kinë dhe me Vasco da Gama në Brazil. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, diçka nuk po shkonte mirë.

Guarín tek Interi për katër vite (2012–2016)

Problemet e tij nuk ishin aq në fushë, sa jashtë saj. Në vitin 2021, ai pati një konflikt të ashpër me të atin që përfundoi me një përleshje dhe arrestim nga policia. Pas këtij episodi, ai postoi në rrjetet sociale një mesazh ndihme, duke treguar hapur për problemet e tij personale, sidomos lidhur me abuzimin me alkoolin. Ai e përshkroi gjendjen e tij të rënduar si një moment errësire totale në jetë: “Lotët që shihni në foto janë ato të një burri të mbushur me vese, gabime, mëkate dhe shumë gjëra të tjera.” Së fundmi, në një intervistë për “Los Informantes” të televizionit Caracol, Guarín rrëfeu: “Në mendjen time ishte vdekja, e dija që po shkoja drejt fundit.”

Rrëfimi për betejën me alkoolin

Guarín foli hapur për jetën e tij gjatë viteve kur ishte në majat e futbollit botëror, teksa luante me Interin. “Pija në shtëpi, në diskoteka dhe restorante. Ishte një m***, e dija që po dështoja si në punë, ashtu edhe me familjen time. Flija, stërvitesha dhe pija – çdo ditë e njëjta gjë,” shpjegoi Guarín, duke shtuar: “Më thanë se duhej të largohesha nga Milano. E ndjeja që nuk kisha më kufij.” Kështu, në vitin 2016, kontrata e tij me Interin përfundoi dhe ai u transferua në Shanghai Shenhua. Por problemet me alkoolin e ndoqën edhe në Kinë. “Në Kinë solla 16 persona që të krijoja grupin tim,” tregon ai. “Nuk kisha ide për paratë, fitoja shumë dhe i shpenzoja pa menduar – net, festa, jahte, avionë, i shpërndaja paratë.”

Rënia e tij në Brazil

Pas Kinës, Guarín u transferua në Brazil te Vasco da Gama, ku problemet u thelluan. Gjatë pandemisë së COVID-19, futbolli ndaloi plotësisht, pa stërvitje e pa ndeshje. “Shkoja në favela për të kërkuar rrezikun,” tregon ai. “Kam pirë 70 birra në një natë. Më jepte adrenalinë të shihja armë dhe nuk e kuptoja rrezikun, kalova 10 ditë tërësisht i dehur. Flija nga lodhja, zgjohesha me një birrë pranë dhe dehesha sërish.” Në një moment, Guarín shpërtheu në lot gjatë intervistës dhe u detyrua ta ndërpriste. Ai rrëfeu gjithashtu një tentativë për vetëvrasje: “Jetoja në katin e 17-të dhe, në atë moment, ndjeva sikur gjithçka kishte mbaruar. Vendosa të hidhesha, por ballkoni kishte një rrjetë dhe, duke kërcyer, u riktheva mbrapsht.”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Fredy Guarin (@fguarin13)

Rruga drejt rehabilitimit

Pas një periudhe të errët, Guarín u rikthye në Kolumbi për t’i dhënë një fillim të ri jetës. Në vitin 2024, ai nisi një trajtim rehabilitues me ndihmën e mikut të tij, futbollistit Juan Fernando Quintero. “Kjo është një mision që Zoti na ka dhënë dhe e di që do të prekë shumë zemra dhe do të shpëtojë jetë,” u shpreh Guarín. Pavarësisht rënieve të tij, Fredy Guarín është një shembull i një njeriu që po lufton për t’u rikthyer në jetë normale, duke ndarë historinë e tij si një thirrje për ndihmë dhe ndërgjegjësim për të tjerët.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI