Ian Holloway: fusha stërvitore e Swindon është e mallkuar
Holloway nuk kërkon përforcime në merkato për të ngritur skuadrën në renditje – siç do të bënte ndonjë trajner tjetër – por më tepër një ritual që të çlirojë fushën stërvitore të Swindon nga ato që ai i konsideron si prani të liga, bazuar në thashethemet se fusha është e mallkuar. Kjo bindje u bë edhe më e fortë për të pas një serie dëmtimesh në skuadrën e parë. Ollie Clarke ishte viktima e fundit: mesfushori do të mungojë për një muaj për shkak të një problemi në kyçin e këmbës. “Jam absolutisht i shkatërruar nga dëmtimi i Ollie, prandaj do të përpiqem të pastroj zonën e fushës stërvitore, sepse njerëzit më thonë se është e pushtuar – shpjegoi Holloway. – Seriozisht, këtu afër ndodhet një varrezë, nuk po bëj shaka. Gruaja ime ndjek këtë tip në YouTube, Caspersight (një youtuber që prodhon video mbi temat paranormale), dhe ai thotë: ‘Është ndërtuar mbi një varrezë!’. Mendoj se fusha jonë stërvitore është shumë pranë një vendi të lashtë varrimi, prandaj do t’i kërkoj gruas sime të vijë për të kërkuar falje ndaj këtyre njerëzve dhe shpresoj se do të kemi më shumë fat.”? Five promotions as a player and manager ? Almost 1,000 professional league games ? Premier League experience ? Welcome to #STFC, Ian Holloway!
— Swindon Town Football Club (@Official_STFC) October 25, 2024