Flash

Humbja 2-1 me Ukrainën, reagimet e lojtarëve: "Ndeshja më e dobët në 3 vjet"

Lapsi.al 19 November 2024
Humbja 2-1 me Ukrainën, reagimet e lojtarëve: "Ndeshja më e

Humbja me Ukrainën ka lënë fytyra të dëshpëruara te lojtarët e kombëtares së Shqipërisë. Arbër Hoxha u fut në fushë nga stoli gjatë ndeshjes me Ukrainën, e cila përfundoi me humbje 1-2. Pas përfundimit të takimit, ai dha një deklaratë ku shprehu mendimet e tij:

“Pjesën e parë nuk u qasëm siç duhej. Ishte një ndeshje e vështirë, në pjesën e dytë dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin por nuk ia arritëm. Goli i parë na rrëzoi moralin, pastaj pas të dytit u bë shumë e vështirë. Ekipi kundërshtar kishte shumë kualitet.  Trajneri na motivoi shumë, dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin, por për fat të keq nuk arritëm të shënonim golin e barazimit”, deklaroi Hoxha për “TV Klan”.

LAÇI: "DUHET TË JEMI MË TË PËRQENDRUAR"

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, pas humbjes ndaj Ukrainës, theksoi se ekipi duhet të paraqitet gjithmonë me të njëjtin intensitet si në pjesën e dytë. Ai shtoi se nuk duhet të pranojnë më gola në minutat e para të ndeshjeve.

“Edhe për ata ishte finale, edhe pse ndoshta skishte aq rëndësi sa për ne. E filluam pak keq ndeshjen, pjesën e dytë e patëm në kontroll lojën, na vjen keq. Krijuam aksione, u futëm shumë herë në zonë, paraqitja në pjesën e dytë ishte shumë e mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë".

Lexo më tej: "Bëmë keq të gjithë bashkë": Sylvinho pa fjalë për pjesën e parë ku u vendos humbja

Minutat e para duhet të parashikojmë disa aksione, pasi nuk është hera e parë që pësojmë gola, duhet të jemi më të përqëndruar, u munduam në pjesën e parë, por nuk ja dolëm. Në pjesën e dytë i dominuam”, përfundoi Qazim Laçi.

ISMAJLI: "NDESHJA MË E KEQE NË TRE VJET"

bandicam 2024-11-19 23-01-59-079

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli bëri një analizë të ndeshjes me Ukrainën, ku ndër të tjera theksoi: “Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara.

Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje". Ismajli pastaj ka hapur edhe një çështje me përgjigjen e tij, edhe pse ska dashur të krijojë polemika: "Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka".

 

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI