Flash

Simulimi i turpshëm i Vinicius: Maignan merr topin braziliani bëhet qesharak

Lapsi.al 6 November 2024
Simulimi i turpshëm i Vinicius: Maignan merr topin braziliani bëhet
Në natën e errët të Real Madrid, i mposhtur në shtëpi nga Milani i Paulo Fonseca, një ndër lojtarët që “tradhtoi” më shumë pritshmëritë ishte pikërisht një nga yjet më të pritur, Vinicius Junior. Shpesh herë, ai ka udhëhequr Blancos drejt suksesit (dhe sipas tifozëve të Real Madrid, meritonte Topin e Artë që shkoi te Rodri). Mirëpo, përveç një shpërthimi që çoi në penalltinë e shndërruar prej tij për të barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1, braziliani ishte protagonisti negativ i skuadrës së tij ndaj Milan. Vinicius bëri shumë gabime, një prej të cilëve ishte mungesa e presionit që çoi në golin e dytë të Milan, shënuar nga Morata. Gjithashtu, në një moment ai humbi topin në mënyrë të lehtë kur u përpoq të driblonte Emerson Royal brenda zonës me një “bicikletë”. Po ashtu, nuk shkëlqeu as për qëndrimin e tij në fushë, veçanërisht me një simulim të turpshëm kur u përplas lehtë me portierin e Milan, Mike Maignan.

Çfarë ndodhi?

Portieri i Milan kishte kapur topin për të ekzekutuar një goditje dënimi që gjyqtari kishte akorduar në favor të tij. Maignan e kapi topin me duar, e vendosi poshtë për të bërë një pasim të shpejtë drejt Emerson Royal, i cili ishte pozicionuar i lirë në krahun e djathtë. Teksa po e kalonte topin, pa dashje preku paksa këmbën e djathtë të Vinicius, i cili ishte afruar për ta ngacmuar dhe për të ngadalësuar rifillimin e lojës nga Milan. Një prekje e lehtë që Maignan as nuk e vuri re (aq sa nuk e hodhi asnjëherë vështrimin drejt brazilianit), por Vinicius e shfrytëzoi këtë për të inskenuar një simulim të pandershëm, me qëllim për të mashtruar arbitrin. Sulmuesi i Real Madrid u hodh menjëherë në tokë, duke kapur kaviljen e majtë me duar dhe duke u shtrëmbëruar me një shprehje dhimbjeje, ndërsa rrotullohej disa herë në fushë, për të qëndruar më pas shtrirë për disa sekonda. Një reagim shumë i ekzagjeruar në raport me një prekje të lehtë dhe të pavullnetshme të Maignan, që jo vetëm që nuk mashtroi ekipin arbitral, por e ekspozoi Vinicius ndaj kritikave nga kundërshtarët e tij, të cilët gjithmonë e kanë akuzuar se, ndonëse është një lojtar i madh, lë shumë për të dëshiruar në aspektin e sportivitetit dhe fair-play-it në fushë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI