Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Shkëmbi shkarkohet, Tirana nuk e zyrtarizon: çfarë fshihet pas "stilit Halili"

Lapsi.al 5 November 2024
Shkëmbi shkarkohet, Tirana nuk e zyrtarizon: çfarë fshihet pas

Bledi Shkëmbi nuk është më trajneri i Tiranës. Tekniku nuk e ka drejtuar seancën e sotme stërvitore dhe nuk e ka fshehur se mbrëmjen e të hënës i është komunikuar ndërprerja e kontratës nga anëtari i bordit të klubit Grent Halili, djali i presidentit të bardhebluve Refik Halili. Vendimi është marrë, 45 vjeçari nuk është paraqitur për të drejtuar skuadrën, por ndërkohë klubi në faqen zyrtare nuk e ka publikuar largimin e 45 vjeçarit.

Aryseja? Tirana kërkon të jetë një heqje dorë e teknikut nga "varka" që po mbytet dhe jo një shkarkim, duke iu trembur dëmshpërblimit dhe shlyrjes së kontratës, në një periudhë të vështirë financiare. Një skemë e ngjashme me atë që u përdor për largimin e Orges Shehit dy vjet më parë. Edhe atëherë tekniku u shkarkua, por u quajt i pezulluar, duke shpresuar që ai të akordohej me Partizanin e klubi të mos i detyrohej asgjë. Skemë që në fakt nuk i doli.

KUSH DO TË DREJTOJË TIRANËN?

Te Tirana situata është kaotike dhe burime brenda klubit bëjnë të ditur se nuk ka ende një emër për trajnerin e ri, që të marrë drejtimin e skuadrës. Deri në zgjedhjen e re, bardheblutë do të drejtohet nga Endri Ohri dhe stafi aktual teknik. Humbja në Rrogozhinë me Egnatian, por rezultatet në përgjithësi kanë qenë larg pritshmërive dhe rreziku evident i rënies nga kategoria ka qenë një këmbanë alarmi që te Tirana nuk kanë dashur ta anashkalojnë.

Lexo më tej: Video/ Gabon Selmani, Tirana ndëshkohet nga Ndreca: Egnatia zhyt në krizë bardheblutë

PA TIFOZË E PA TRAJNER...

Shkëmbi mori drejtimin e klubit më të titulluar në vend më 1 korrik 2024 dhe e ka drejtuar ekipin në 12 ndeshjet në Abissnet Superiore dhe 2 në raundin e parë kualifikues të Conference League. Bardheblutë, përvec rekordit të barazimeve, pozicionohen në vendin e 7 me 11 pikë, aq sa Laçi i parafundit dhe vetëm një pikë mbi Bylis që mbyll renditjen. 13 gola të shënuar dhe 16 të pësuar janë shifra që i shtohen panoramës së zymtë të Tiranës së Shkëmbit, që shkarkohet kështu pas katër muajsh, duke e lënë klubin në një situatë shumë të vështirë, duke patur parasysh edhe dënimin nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës për të luajtur pa praninë e tifozëve deri në fund të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI