Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

“Pse shiritin e mbajnë të gjithë te Laçi?”: Moriero zbulon truket, Dede nuk mjaftohet

Lapsi.al 4 November 2024
“Pse shiritin e mbajnë të gjithë te Laçi?”:

“Komplimentet u duhen bërë djemve dhe klubit që mi ka vënë në dispozicion. Ua them gjithmonë të mos harrojmë nga vijmë, jemi skuadra më e re e kampionatit, me lojtarë që nuk i njihte askush. Këta djem japin zemrën në fushë dhe për mua klubi është thelbësor”. Francesco Moriero po e sheh të ardhmen gjithnjë e më me pozitivitet pavarësisht barazimit pa gola me Bylis. Dy skuadrat që mbyllin renditjen kanë ndarë pikët, por ajo e marrë në transfertë e ka gëzuar teknikun italian.

Moriero i bëri elozhe skuadrës së tij, duke parë rritjen graduale të bardhezinjve si factor kyç në shpëtim: “Mendoj se djemtë kanë bërë një ndeshje të rëndësishme në aspektin fizik, një skuadër që vjen të luajë këtu, me 4-5 raste të pastra për gol. Nuk mendoj se është e lehtë, skuadra luajti në nivel të lartë, kanë qenë shumë të zot. Të mos harrojmë nga vijmë, kemi qenë të fundit dhe avash-avash po mundohemi të ngjitemi”.

Tekniku italian zbuloi edhe mënyrën si motivon skuadrën dhe sip o tenton të rrisë vetëbesimin te një grup i ri lojtarësh: “Unë kam lojtarë me shumë eksperiencë në skuadër, bëra të xhirojë shiriti i kapitenit, sepse të gjithë duhet të jenë kapitenë të vetvetes. Kapiten duhet të jesh në fushë dhe unë kam 3-4 lojtarë që bëjnë kapitenin”, tha Moriero.

DEDE: “NUK JAM I KËNAQUR”

“U munduam ti bëjmë të gjitha, ajo që nuk shkoi si duhet është menaxhimi i emocioneve. Në tranzicion rrezikuam 2-3 momente, nuk menaxhuam si duhet edhe disa pasime. Gjithsesi bravo çunave për mënyrën si e luftuan ndeshjen edhe pse mund të bënin më mirë. Duhet të kërkojmë gjithë kohën të përmirësohemi dhe të shohim se çfarë cilësish ka kjo skuadër”. Nevil Dede ka koleksionuar rezultatin e tretë pozitiv radhazi, pork y 0-0 në Ballsh kundër Laçit është i pamjaftueshëm për të.

Lexo më tej: Video/ Ofori përjashtohet në fund, Bylis e Laçi 'dënojnë' njëri-tjetrin me një pikë

Në një kampionat të vështirë, tekniku e di se ndeshje si kjo duhen fituar me çdo kusht. “Është kampionat i vështirë dhe i luftuar, nuk ndjehem i kënaqur se jemi në fushën tonë dhe prisnin të bënim një hap edhe më të madh përpara, por duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës. Rrezikuam qëkur u shfaqëm para portës kundërshtare”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI