Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Lautaro i tërbuar me arbitrin: "Zero shtesë në pjesën e parë, 7 minuta në të dytën"

Lapsi.al 4 November 2024
Lautaro i tërbuar me arbitrin: "Zero shtesë në pjesën e
Askush nuk ka dalë i kënaqur nga arbitrimi i Ferrieri Caputi, në Inter-Venezia. Miqtë janë tërbuar në fund nga goli i anuluar me pretendimin se Sverko e kishte prekur topin me dorë, por edhe zikaltrit kanë rezervat e tyre. Kapiteni Lautaro Martinez ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij, edhe pse gjeti sërish golin në San Siro, me të cilin i dha tre pikë ndaj Venezia. Në fund të ndeshjes ka shumë më tepër zemërim se sa kënaqësi për kapitenin Lautaro: “Pjesa e parë pati zero minuta kohë shtesë me lojën me shumë ndalesa dhe në pjesën e dytë 7 minuta kohë shtesë”, tha argjentinasi. "Për mendimin tim, për të ecur përpara, të gjithë duhet të përmirësohemi - vlerësoi argjentinasi -. Përndryshe futbolli ecën përpara dhe ne ndalojmë. Kjo të zemëron. Nëse duam futboll më të mirë, të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Më falni, jam shumë i nervozuar. Pastaj, sigurisht, ne duhet t'i mbyllim ndeshjet më herët, na ndodhi edhe me Juventus. Jemi të vetëdijshëm për këtë. Kampionati është i gjatë, por duhet ende të përmirësohemi në këto detaje", tha Lautaro. Lexo më tej: Sverko shënoi, arbitri e anuloi për faull me dorë: ndodh gjithçka në Inter-Venezia Kësaj, megjithatë, i shtohet edhe kënaqësia e ligjshme për golin e gjetur në San Siro: “Po, ishte koha. Por siç them gjithmonë, punoj për ekipin. Gabova dy gola në pjesën e parë, por më pas ky na ndihmoi të fitonim”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI