Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

"Goli faull, pashë foton", Shkëmbi kapet me arbitrimin, Tetova i gëzohet fitores

Lapsi.al 3 November 2024
"Goli faull, pashë foton", Shkëmbi kapet me arbitrimin,

“Pjesa e parë ishte pozitive, mu duk të prekej topi me dorë te goli i Egnatias. I takon arbitrimit kjo. Reaguam në pjesën e dytë, por përsëri mund të pësonim të dytin prej mbrojtjes. Nuk shquhem që merrem me arbitrat, por stafi më tregoi në dhomat e zhveshjes një foto ku duket prekja me dorë e lojtarit të Egnatias". Bledi Shkëmbi është në pozitë shumë të vështirë, pas dy humbjeve të fundit të Tiranës së tij. Tekniku korçar pavarësisht konstatimit, nuk gjen alibi. "Duhet të reflektojmë shumë nga kjo humbje. Në futboll duhet të ngrihesh e të luftosh".

Tekniku Shkëmbi pastaj analizoi skuadrën e tij, duke marrë përgjegjësitë mbi vete, por jo pa kritikuar lojtarët: "Kemi ndërruar sistemin dhe herë të tjera dhe nuk mendoj se ndërrimi i modulit ndikoj. Humbë inteligjencën e përqendrimin, pasi rezultati me 1 gol ndryshonte. Mendoj që gabuam në emrat e lojtarëve që hodhëm në fushën e lojës. Nuk e prisja kaq të vështirë fillimin e aventurës, por fati ka të bëjë shumë. Përqendrimi na mungon dhe ky është problem i madh.”, u shpreh Shkëmbi.

TETOVA: "T'I GËZOHEMI 3 PIKËVE"

“Duke parë dy javët e fazës së dytë, ishin të rëndësishme tri pikët, mendoj skuadra bëri paraqitje të mirë me dendësi rastesh para portës, megjithatë t’i gëzohemi tri pikëve". Edlir Tetova, tekniku i Egnatias, ka marrë fitoren e parë në shtëpi ndaj Tiranës që kur është në pankinën rrogozhinase. Sidoqoftë, një rezultat i ngushtë, duke parë edhe mungesat e vazhdueshme në organikë, tre edhe në këtë ndeshje: "Kemi vetëm dy ndeshje gjatë gjithë kampionatit, që jemi ekip i plotë. Dhe këtë ndeshje ishim me tre mungesa, nuk dua të bëj alibi, mendoj çunat ishin në manovër, nuk më pëlqejnë kurbat që në një ndeshje zhvillohet dhe tjetër jo, por sot çunat ishin në manovrën e duhur".

Lexo më tej: Video/ Gabon Selmani, Tirana ndëshkohet nga Ndreca: Egnatia zhyt në krizë bardheblutë

Tetova pastaj përjashtoi mundësinë e lojës me dy sulmues, pas zëvendësimit të Bakayoko me Vuthaj: "Të luash me dy sulmues, ne e provuam në Laç, por duhet gjashtë muaj deri në një vit për t’i mësuar. Do shikojmë gjendjen e lojtarëve dhe do provojmë. Vuthaj është paraqitur mirë, por mendoj dhe Bakajoko që është sulmuesi i parë i afruar në verë dhe dëshiron minutazhin e vet. Dua të kem konkurrencë, të shënojnë të dy dhe kjo e bën ekipin më të fortë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI