Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Video/ Gabon Selmani, Tirana ndëshkohet nga Ndreca: Egnatia zhyt në krizë bardheblutë

Lapsi.al 3 November 2024
Video/ Gabon Selmani, Tirana ndëshkohet nga Ndreca: Egnatia zhyt në

Egnatia ka arritur të dalë nga kriza e rezultateve pas një periudhe trejavore pa fitore, duke mundur 1-0 Tiranën. Goli i shënuar nga Edison Ndreca ka siguruar një triumf të rëndësishëm pikërisht kundër bardhebluve, skuadër të cilën nuk e kishte mundur kurrë më parë në fushën e saj. Kjo fitore e thellon edhe më tej Tiranën në krizën për mbijetesë në Kategorinë Superiore.

Rrogozhinasit siguruan një fitore minimale 1-0 kundër Tiranës, duke marrë 3 pikë të vlefshme për ecurinë e sezonit. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Edison Ndreca në minutën e 40', duke i dhënë avantazhin Egnatias që në pjesën e parë.

[video width="596" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/67277d6e34b19.mp4"][/video]

Kampionët në fuqi të Egnatias dominuan totalisht lojën, duke e mbajtur në kontroll mbrojtjen dhe duke shmangur çdo rrezik të mundshëm nga kundërshtarët. Ata vazhduan të kërkojnë hapësira për të rritur epërsinë ndaj portës së Selmanit, por në fund u mjaftuan me golin e vetëm të Ndrecës që rezultoi vendimtar për 3 pikët e takimit.

Lexo më tej: Tirana, pa tifozë deri në fund të sezonit: grusht i rëndë i Disiplinës

Kjo fitore e ngre Egnatian në kuotën e 19 pikëve, duke përmirësuar pozitat e saj në renditje, ndërsa Tirana mbetet në krizë. Pas 12 javësh, bardheblutë e Tiranës, që luajnë pa mbështetjen e tifozëve në stadium, kanë grumbulluar vetëm 11 pikë dhe nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga 5 ndeshjet e fundit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI