Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Gjesti makabër, një kokë derri në fushë: mesazhi i fshehtë i tifozëve të Corinthians

Lapsi.al 5 November 2024
Gjesti makabër, një kokë derri në fushë: mesazhi i
Yuri Alberto mendoi se ai objekt i çuditshëm me ngjyrë rozë që tifozët e Corinthians hodhën në fushë ishte një jastëk ose, në rastin më të keq, një lodër. Por kur e goditi me këmbë për ta larguar nga fusha, ai kuptoi se ishte një kokë derri. E vërtetë. Me përmasa të konsiderueshme. E prerë dhe e sjellë në stadium nga ndonjë përkrahës i “Timao” për ta përdorur si mjet për tallje në ndeshjen kundër Palmeiras.

Zbulim makabër në fushë: “Mendova se ishte një jastëk”

Pas këtij gjesti të pamenduar, të shëmtuar dhe të gjetjes vërtet makabre – që kujton një episod të ngjashëm që ndodhi me Luis Figo gjatë një “Clasico” në Spanjë – fshihet një histori rivaliteti që daton në vitin 1969: 55 vjet më vonë përsëritet në ndeshjen që ndez rivalitetin e São Paulos. “Rrezikova të lëndohesha seriozisht në këmbë – tha Yuri Alberto -. Mendova se ishte një jastëk, ose diçka e ngjashme… por në të vërtetë ishte një kokë derri”. Në videon e atyre çasteve, ku arbitri ndërpreu shkurtimisht lojën, vërehet tronditja dhe neveria e lojtarit: me majën e këmbës e largon atë “objekt të çuditshëm” dhe, duke e parë të rrokulliset mbi bar, e kupton për çfarë bëhej fjalë dhe mbetet i shastisur. Pak më pas, një nga mbledhësit e topave merr mbetjet e derrit dhe i vendos pas një prej tabelave reklamuese.

Koka e derrit fsheh një histori hakmarrje

Hedhja e kokës së derrit u kujton tifozëve të Corinthians atë që ndodhi shumë vite më parë: një episod që ashpërsoi konkurrencën me Palmeiras. Në vitin 1969 dy futbollistë të “Timao” vdiqën në një aksident rrugor, klubi kërkoi të kishte mundësinë t’i zëvendësonte, por klubi tjetër i São Paulos e kundërshtoi. Wadih Helu, në atë kohë president i Corinthians, shpërtheu përballë asaj mungese ndjeshmërie, si njerëzore ashtu edhe sportive: “Të gjithë e dinë që Palmeiras ka shpirt derri.” Kjo është arsyeja pse që nga ajo kohë tifozët kuq e zi kanë adoptuar këtë formë të veçantë proteste dhe hakmarrje kundër kundërshtarëve të tyre. Tradhtia dhe hakmarrja kanë qenë gjithashtu ndjenjat që kanë gjallëruar tifozët e Barcelonës që kurrë nuk ia falën Figos transferimin te Real Madrid. E në atë “Clasico” të nëntorit 2002, që hyri në histori për kokën e një derri të hedhur drejt lojtarit që ndodhej në fushë, manifestuan hakmarrjen me atë gjest aq teatral dhe të zymtë. Ish-mesfushorit portugez i hodhën gjithçka dhe ajo skenë bëri xhiron e botës njësoj si ajo që ndodhi mes Corinthians dhe Palmeiras.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI