Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Luciano Spalletti shpjegon trukun që ka ndryshuar sulmuesit e tij: “Shikoni anësorin”

Lapsi.al 1 November 2024
Luciano Spalletti shpjegon trukun që ka ndryshuar sulmuesit e tij:

Luciano Spalletti po transformon Kombëtaren Italiane pas dështimit në Kampionatin Europian 2024. Në Ligën e Kombeve, përparimet e “të kaltërve” janë të dukshme dhe rezultatet flasin qartë. Kjo falë edhe vetë trajnerit, i cili ka arritur t’u përcjellë idetë e tij të gjithë lojtarëve të ftuar, duke shfaqur paraqitje vërtet bindëse. Spalletti ka ditur të sjellë një frymë të re në lojën italiane falë intuitave që mund të quhen gjeniale, ndër të cilat është truku për t’i ndihmuar sulmuesit të shmangin pozicionin jashtë loje.

Një praktikë ku mjeshtri në Serie A ka qenë gjithmonë Pippo Inzaghi, por që Spalletti, gjatë një aktiviteti me Renzo Ulivieri, presidentin e AIC, deshi ta ndante duke shpjeguar një mënyrë të thjeshtë por efektive. “Sulmuesi nuk e di nëse njëri ose tjetri mbrojtës është shkëputur, prandaj për të mos përfunduar në pozicion jashtë loje, duhet të shikojë anësorin, sepse ai ndodhet në vijën e lojtarit të fundit.” Një shpjegim i thjeshtë, por i qartë nga Spalletti, që redukton ndjeshëm punën e sulmuesit që lëviz në vijën e mbrojtjes kundërshtare.

Lexo më tej: E bujshme te Italia: sherr mes teknikut Spalletti e lojtarëve për shkak të 'të preferuarve' Fagioli e Di Lorenzo

"Nëse sulmuesi arrin ta shikojë, atëherë ai mund të sulmojë menjëherë hapësirën duke vrapuar ose të bëjë një lëvizje për të pritur momentin kur të jepet pasimi për ta dërguar topin në lëvizje.” Arsyetimi i teknikut Spalletti është i qartë dhe ndihmon sulmuesin që të mos ketë tre-katër lojtarë të mbrojtjes kundërshtare për t’u fokusuar, sipas pozicionit të tyre. “Anësori ka një funksion themelor për të parë si të sulmosh – vazhdoi ai –. E kam mësuar, por nuk ia kisha thënë askujt.”

MISTER, NJERIU QË IA KA SUGJERUAR

Spalletti thekson se këtë metodë e ka mësuar nga një person i tretë. Në fakt, as trajneri nuk kishte menduar për përfitimet që mund të sillte për sulmuesin ky referim. “Ky është një avantazh – shpjegoi Spalletti gjatë aktivitetit, pasi kishte shpjeguar në tabelë konceptin e sapo përmendur. – Nëse sulmuesi e di se ku është anësori, ai sulmon menjëherë hapësirën dhe nuk ka nevojë të shohë ku është mbrojtësi i fundit, nuk ka kohë.” Një truk që ndoshta tashmë ndonjë sulmues e ka përvetësuar falë mësimit të dhënë nga Spalletti.

https://www.tiktok.com/@iloveralphfiennes/video/7428883798491794720?is_from_webapp=1&sender_device=pc

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI