Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Video/ Ze Gomes gabim i bujshëm në shtesë: Martini me të kuq, Teuta ndal Elbasanin

Lapsi.al 31 October 2024
Video/ Ze Gomes gabim i bujshëm në shtesë: Martini me të

Në një ndeshje me shumë raste, por edhe gabime në përfundim, Teuta dhe Elbasani nuk arritën të triumfojnë ndaj njëri-tjetrit në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra e Durrësit tregoi një reagim pas humbjes së rëndë ndaj Bylis, ndërsa Elbasani vazhdon serinë e barazimeve, duke shënuar të shtatin në 11 javë. Në shtesë peshon rasti i humbur nga Ze Gomes, që mund t'i kishte dhënë fitoren verdhebluve.

Përpjekjet e Teutës për të shlyer disfatën e fundit nuk ishin të mjaftueshme, pasi mungesa e një goleadori bëri që skuadra të dështonte para portës. Në minutën e 15-të, Nasr pati një shans të artë për të mposhtur Abalorën, por dështoi ta shfrytëzojë. Teuta vijoi të këmbëngulte pas një gjysmë ore lojë me sërish Nasr në qendër të sulmeve, por goli mbeti i pakapshëm. Elbasani, nga ana tjetër, rrezikoi papritur dhe pati mundësinë të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes në minutën e 34-të, kur Gjoni dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi nga Ze Gomes. Por VAR-i ndërhyri, duke sinjalizuar një pozicion jashtë loje.

[video width="740" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/6723b202e7424.mp4"][/video]

MARTINI NGA TRIBUNA

Trajneri Martini, i pakënaqur me ritmin e skuadrës së tij, u përjashtua nga pankina dhe përfundoi duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna.

Në fundin e pjesës së parë, të dy skuadrat krijuan disa raste, por as Melo nga Elbasani dhe as Nasr nga Teuta nuk arritën të shënojnë, me Abalorën që bëri një pritje të shkëlqyer për të ndaluar Nasr. Elbasani humbi Lulajn për shkak të dëmtimit dhe në vend të tij u fut Lila, ndërkohë që ndeshja filloi të humbte intensitet. Lloci, në minutën e 60-të, dhe Hasani, në të 71-tën, u përpoqën të ndryshonin rezultatin, por pa sukses.

Ndërsa barazimi dukej gjithnjë e më i pashmangshëm, Elbasani kishte një shans të artë për të fituar në minutën e 92-të, kur Ze Gomes iu afrua golit, por ndërhyrja e shpejtë e Jazxhi bëri që ndeshja të mbyllej me shifrat 0-0. Me këtë barazim, Elbasani ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa Teuta mbetet një pikë pas tij.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI