Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Video/ Gol i anuluar e karton i kuq: Frattesi e Lautaro thyejnë Empolin me 10 lojtarë

Lapsi.al 30 October 2024
Video/ Gol i anuluar e karton i kuq: Frattesi e Lautaro thyejnë Empolin me

Java e 10 e Serie A ka parë Inter të ndjekë hapat e Napolit kryesues, me fitoren 0-3 në Empoli. Ismajli e të tjerët rezistuan një pjesë loje, në inferioritet numerik, por në të dytën u dorëzuan në goditjet e Frattesi (dy gola) e Lautaro. Fitore edhe për Udinese, që kaloi 2-3 në shtëpinë e Venezia.

EMPOLI 0-3 INTER

Inter mposhti 3-0 Empolin në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë të Serie A dhe mbetet në ndjekje të Napolit, që kryeson renditjen. Skuadra e Inzaghit zhvilloi një pjesë të parë mjaft të qetë, por rreth minutës së tridhjetë përfitoi nga kartoni i kuq i Goglichidze, i cili u përjashtua për një faull të ashpër ndaj Thuram. Në fillim të pjesës së dytë, në avantazh numerik, Inter kaloi në epërsi falë golit të Frattesi. Ish-lojtari i Empolit realizoi gjithashtu golin e dytë, duke shënuar dygolëshin e tij të parë me fanellën zikaltër, përpara se Lautaro të vuloste përfundimisht rezultatin. Zikaltërit reaguanëmenjëherë pas barazimit me Juventus dhe ndezin garën për titull.

Lexo më tej: Inter-Juve, penalltitë të sakta: "Faulle të pastër". Vlahovic-Weah, gola të rregullt

Inter i përgjigjet menjëherë Napolit, fiton në Empoli dhe renditet 4 pikë poshtë kryesuesit, duke reduktuar pjesërisht distancën ndaj të besuarve të Conte. Në “Castellani” ndeshja përfundoi 3-0 falë dygolëshit të ish-lojtarit toskan Frattesi (i cili nuk festoi) dhe golit të tretë të shënuar nga Lautaro (me ndihmën e portierit Vasquez). Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, pas një pjese të parë disi të çrregullt, ku u anulua një gol i Darmian (për prekje të topit me dorë të konstatuar nga VAR-i) dhe ndodhi përjashtimi i Goglichidze, me Empolin që luajti në inferioritet që nga minuta e 30'. Pavarësisht përpjekjeve të mbrojtjes toskane për t’u riorganizuar, inferioriteti numerik ishte një barrë e rëndë. Inter rikthehet të mbajë portën të paprekur pas disa pasigurive të theksuara kundër Juventus dhe mbetet në ndjekje të kryesuesit.

VENEZIA 2-3 UDINESE

Një harakiri perfekt. Udinese e humbet kontrollin e lojës pas një epërsie me golat e Lovric dhe Bravo, ndërsa Venezia, me shumë zemër, përmbys rezultatin me dy penallti të realizuara nga Pohjanpalo dhe një goditje dënimi nga Nicolussi Caviglia. Vendimtare për rezultatin ishte përjashtimi i Touré-s. Skuadra e Di Francescos i shpëton përkohësisht vendit të fundit në renditje, duke kaluar mbi Genoan.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI