Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Veselinovic ul presionin e titullit: "Flasim kur të jemi me mëngë të shkurtra"

Lapsi.al 30 October 2024
Veselinovic ul presionin e titullit: "Flasim kur të jemi me

“As që e mendojmë vendin e parë. Siç e shihni jam me mëngë të gjata. Kur të dalim përsëri me mëngë të shkurtra, atëherë mbase do të flasim për pjesën e kampionit". Alexander Veselinovic, tekniku i Partizanit, ul presionin e skuadrës, pas fitores në Korçë me Skënderbeun, që sinjalizon shkëputjen e parë të të kuqve në renditje.

Tekniku serb, që fitoi "derbin" me Gvozdenovic, analizoi situatën me dëmtimet, që kanë ndikuar jo pak deri tani: "Sot nisëm ndeshjen pa 6 titullarë fiks në formacion, Bytyçi dhe Rrapaj ishin me kartonë, Hadroj ka dëmtim dhe këto janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne. Me këtë ritëm ndeshjesh, normalisht ka ngarkesë dhe Zeka nuk është në formën më të mirë shëndetësore. Po ashtu Mehmeti kishte një problem shëndetësor dhe ka humbur pothuajse katër kilogram. Cara gjithashtu është ndjerë shumë i lodhur dhe kjo ka qenë arsyeja e ndërrimeve.

Veselinovic pastaj bëri elozhe për lojtarët dhe sqaroi vështirësitë me të cilat po përballet skuadra: "Janë djem fantastikë, jam shumë i lumtur për ata dhe ma kthejnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse merren parasysh të gjitha si pjesa e udhëtimit pas Shkodrës dhe koha e shkurtër për të përgatitur ndeshja, duhet të kuptoni se sa e vështirë ishte të përgatitet ndeshja. Në punën tonë vjen me raste ndonjë periudhë kur nuk kemi kohë as për të fjetur dhe duhet të vjedhësh ndonjë orë gjumi”, tha Veselinovic pas ndeshjes.

GVOZDENOVIC: "PATJETËR QË JAM I MËRZITUR"

“Patjetër që jam i mërzitur, jo vetëm për mungesat se kjo ishte situate përpara dhe nuk mund të qahemi. Mund të kapnim një rezultat më të mirë. Nga momenti kur Partizani shënoi gol, patëm rast me Rashicën dhe Tajon. Dua të uroj Partizanin për fitoren". Ivan Govzdenovic është kthyer të shijojë një rezultat të hidhur, i mundur 0-2 nga Partizani. Tekniku serb e kupton se situata bëhet delikate, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Lexo më tej: Video/ Bintsouka, dy gola në Korçë për vendin e parë: prova arratie nga Partizani

"Pa katër ose pesë titullarë me Partizanin është e vështirë. Kam besim dhe te lojtarët e pankinës që sot bënë mirë. Me titullarët në fushë e sigurt që do tia bënim më të vështirë sot Partizanit. Sot çunat bënë mirë, jemi të mërzitur vetëm nga rezultati. Me pak fat mund të shënonim një gol dhe të kapnim barazim. Të mërzitur jemi po do vazhdojmë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI