Flash

Sa para humbi Vinicius duke mos fituar “Topin e Artë”: ja pasuria që i iku nga duart

Lapsi.al 29 October 2024
Sa para humbi Vinicius duke mos fituar “Topin e Artë”: ja
Një zhgënjim i madh, hidhërim dhe frustrim. Vinicius, Real Madrid dhe gjithë Brazili nuk e kapërdijnë dot mungesën e fitimit të “Topit të Artë”. Fitorja e Rodri ishte një goditje e rëndë për sulmuesin e madrilenëve, i cili ditët e fundit ishte i bindur se do ta fitonte trofeun prestigjioz. Vinicius ishte i përgatitur të festonte, duke pritur jo vetëm prestigjin e të qenit lojtari më i mirë i vitit 2024, por edhe përfitime të rëndësishme financiare.

Vinicius pa “Topin e Artë” humbi një bonus nga Real Madrid dhe jo vetëm

Nëse braziliani do të kishte fituar çmimin, Real Madrid do t’i kishte dhënë një bonus. Në kontratën e tij të rinovuar në tetor 2023, ishte vendosur një klauzolë që parashikonte një shpërblim prej një milion eurosh në rast triumfi në “Topin e Artë”. Kjo për shkak se do të ishte braziliani i parë që fiton trofeun që nga viti i largët 2007, kur këtë nder e fitoi Kaka. Por jo vetëm kaq, pasi popullariteti i Vinicius do të rritej akoma më shumë, duke tërhequr vëmendjen e sponsorizimeve të shumta dhe markave të gatshme për bashkëpunime.

Një zhgënjim i madh për Vinicius në “Topin e Artë”

Kjo, gjithashtu, sepse Vinicius është shumë më i njohur në rrjetet sociale dhe në media sesa Rodri, i cili gjithmonë ka preferuar të mbajë një profil më të ulët. Por, në fund, asnjë bonus dhe asnjë të ardhur shtesë nga sponsorizimet, një tronditje tjetër për lojtarin e Real Madrid-it, që thuhet se kishte organizuar tashmë një sërë festimesh për të kremtuar fitoren e “Topit të Artë”. Kështu dukej deri në orët e para të pasdites së hënës, kur ai dhe Real Madrid morën vesh për mungesën e fitores, duke vendosur të bojkotojnë ceremoninë dhe duke u shndërruar në të mëdhenjtë e munguar. Në Brazil shpërthyen polemika pa fund për rezultatin përfundimtar në garën për “Topin e Artë”, pavarësisht shpjegimeve nga “France Football”. Shumë kanë bërtitur për një komplot edhe në Evropë: ish-ylli i futbollit dhe njohësi i futbollit italian, Seedorf, përmendi histori të tensionuara midis Real Madrid dhe UEFA, të lidhura me “diçka të pazgjidhur”, ndoshta për shkak të përplasjeve për Superligën. Pra, arsye politike që mendohet se e kanë penalizuar Viniciusin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI