Flash

U rrëzua në stërvitje, humb jetën Matilde Lorenzi: skiatorja premtuese ishte 19 vjeç

Lapsi.al 29 October 2024
U rrëzua në stërvitje, humb jetën Matilde Lorenzi: skiatorja
Një talent i madh e premtues i sportit italian të skive shuhet papritur. Me origjinë nga Piemonte, Matilde Lorenzi, e cila do të mbushte 20 vjeç muajin tjetër, ka ndërruar jetë pas një rrëzimi tragjik gjatë një stërvitjeje. Ndarja e saj nga jeta u njoftua këtë mëngjes nga Ministria e Mbrojtjes në X. “Ministria e Mbrojtjes dhe Ministri Guido Crosetto shprehin ndjenjat e ngushëllimit më të thellë dhe i bashkohen në një përqafim simbolik familjarëve dhe kolegëve të oficeres Matilde Lorenzi, sportiste e Ushtrisë dhe një talent premtues i skive italiane, që ka ndërruar jetë tragjikisht si pasojë e një aksidenti shumë të rëndë gjatë një seance stërvitore”. Këtë e ka shkruar Ministria e Mbrojtjes në një postim në X, duke konfirmuar lajmin e trishtuar. Atletja u rrëzua gjatë stërvitjes në pistën Gravald G1 në Val Senales, në Alto Adige. Gjendja e saj pas aksidentit ishte cilësuar tepër e rëndë. Matilde Lorenzi, megjithatë përpjekjen e mjekëve, nuk ia doli dot. Lexo më tej: Video/ Frikë në Bormio: traumë faciale për skiatorin Kosi, me urgjencë në spital Dinamika e rrëzimit tregoi se skitë e kampiones së re u përhapën në akull, dhe fytyra e saj goditi fort dëborën. Ajo u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin “San Maurizio” të Bolzanos.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI