Flash

Rodri fituesi i Topit të Artë: Vinicius e Bellingham e panë nga "divani"

Lapsi.al 28 October 2024
Rodri fituesi i Topit të Artë: Vinicius e Bellingham e panë nga
U dorëzua sot trofeu i Topit të Artë 2024, çmimi që jepet nga France Football për futbollistin më të mirë të vitit. Favoriti kryesor dukej Vinicius Junior, por fituesi është shpallur Rodri, mesfushori i Manchester City dhe i kombëtares spanjolle. Delegacioni i Real Madrid, si shenjë proteste, kishte vendosur të mos udhëtonte për në Paris. Rodri, kampion i Europës me Spanjën dhe fitues i Premier League, Superkupës së UEFA-s dhe Botërorit për klube me Manchester City, është fituesi i Topit të Artë 2024. Mesfushori spanjoll, i cili po përdor patericat për shkak të një dëmtimi serioz në gju që e ka larguar nga fusha për të gjithë sezonin, mori çmimin nga George Weah në Théâtre du Châtelet në Paris. Ai mposhti në këtë garëtre kolegë të Real Madrid: Vinicius Jr., Bellingham dhe Carvajal. Lexo më tej: Topi i Artë/ Ancelotti është trajneri më i mirë, por çmimin nuk e tërheq Rodri fiton Topin e Artë, pa asnjë surprizë për sa i përket parashikimeve të vigjiljes. Çmimi iu dorëzua nga George Weah. Ndërsa Vinicius, mosdhënia e çmimit për të cilin ka zemëruar Real Madrid, u rendit pas spanjollit, i ndjekur nga Carvajal dhe Bellingham.

Fituesit dhe çmimet e ndara:

• Trofeu Kopa: Lamine Yamal (Barcelona) • Çmimi Müller: Harry Kane (Bayern Munich), Kylian Mbappé (Real Madrid) • Çmimi Yashin: Emiliano Martinez (Aston Villa) • Çmimi Socrates: Jennifer Hermoso • Topi i Artë për femra: Aitana Bonmatì (Barcelona)

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI