Flash

Roma, Juric i dëshpëruar: “E kemi hedhur gjithë punën në hale"

Lapsi.al 28 October 2024
Roma, Juric i dëshpëruar: “E kemi hedhur gjithë punën

Roma u shkatërrua në fushën e Fiorentinës. Humbja 1-5 në Franchi vetëm sa i shtoi re të zeza Ivan Juric, i cili, pas një paraqitjeje që ishte në kufijtë e së turpshmes, komentoi ndeshjen që e bëri edhe më të paqëndrueshme pozicionin e tij në stolin e Romës: “I kemi gabuar të gjitha - deklaroi për DAZN -, pas shtatë ndeshjesh të luajtura me përqendrim dhe me paraqitje të mira, këtu në Firence i harruam të gjitha dhe e hodhëm në hale gjithë punën tonë. Nuk e prisja”.

ZËVENDËSIM I DYFISHTË PAS 30 MINUTASH LOJË

Juric ndryshoi dy lojtarë pas vetëm tridhjetë minutash, Cristante dhe Angelino; një zgjedhje që tekniku kroat e komentoi: “Tre ditë më parë luajtëm një ndeshje shumë të mirë, ndërsa sonte pashë pak përqendrim dhe kujdes, veçanërisht në fazën mbrojtëse. Zgjodha të bëj ndryshime për të dhënë një sinjal, por edhe teknikisht, sepse pashë gjëra që nuk më pëlqyen. Nuk kam një formacion të pafund, të gjithë duhet të jenë pjesëmarrës, si lojtarët e vjetër ashtu edhe të rinjtë. Unë shoh performancat në ndeshje dhe në stërvitje, nuk kam për t’i dërguar mesazhe askujt. Pas shtatë ndeshjesh në të cilat kemi pësuar shumë pak, sonte gjithçka shkoi gabim. Ka pak për të thënë dhe pak justifikime”.

"GOLA QESHARAKË"

Roma nuk duket një ekip i Juric: “Para kësaj ndeshjeje kemi lejuar shumë pak gjuajtje në portë, por kundër Fiorentinës pësuam gola qesharakë. Pas shtatë ndeshjesh në të cilat kemi luajtur mirë, ndodhi që patëm një ndeshje kaq të keqe. Lojtarët kanë në vetvete idenë time të lojës dhe në njëfarë mënyre është më mirë që na ndodhi gjithçka sot keq, që ndoshta të përmirësohemi në të ardhmen”. Për të ardhmen, Juric është i qartë: “Dihet si funksionon futbolli. Në 45 ditë kemi bërë një punë të madhe që sot e hodhëm poshtë, ky është ndjesia ime. Më vjen keq”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI