Flash

Ndikoi UEFA, luftë totale Real Madrid-France Football: "Kurrë më në Topin e Artë"

Lapsi.al 29 October 2024
Ndikoi UEFA, luftë totale Real Madrid-France Football: "Kurrë
Dorëzimi i Topit të Artë 2024 për lojtarin e Manchester City Rodri dhe jo te sulmuesi i Real Madrid Vinicius Junior është kthyer në një çështje të vërtetë politike. Tani është një konflikt total mes Real Madrid dhe redaksisë së France Football, me hijen e UEFA-s në sfond. Vendimi i klubit Blanco dhe veçanërisht i presidentit të tij Florentino Perez, për të bojkotuar ceremoninë në Paris, që është kritikuar në mbarë botën, ka acaruar France Football, revistës që, nga viti 1965, ndan çmimin për lojtarin më të mirë në botë, duke mbledhur votat e juristëve të tij. E tani përplasja është frontale. Kryeredaktori i gazetës franceze ka treguar se ka ndier presion nga klubi madrilène, ndërsa zemërimi në kampin e Real Madrid nuk është shuar aspak. Madje, sipas prestigjozes Marca, deklaratat nga Valdebebas se klubi nuk dëshiron më të dinte asgjë në lidhje me çmimin e France Football janë një deklaratë qëllimesh, që tejkalojnë një hakmarrje të thjeshtë. Vinicius, Ancelotti dhe Real Madrid ishin gati të udhëtonin për në Paris të dielën. Braziliani madje kishte njoftuar familjarët dhe miqtë për të festuar së bashku në kryeqytetin francez, por të hënën në mëngjes kur kuptuan se Vinicius nuk do të fitonte, Florentino Perez vendosi të anulojë gjithçka. Lexo më tej: France Football shpjegon pse trofeu nuk shkoi te Vinicius: “Çështje matematike” Ajo që acaroi presidentin e Real Madrid ishte roli i UEFA-s si partner i mbrëmjes gala të Topit të Artë, duke nxitur dyshimet se vendimi për të mos ia dhënë çmimin një lojtari të Real Madrid nuk ishte i rastësishëm. Gjithçka lidhet me konfliktin me Ceferin rreth Super League, shpjegon Marca. Real Madrid e vlerëson Rodri si lojtar dhe nuk ka asgjë kundër mesfushorit të City; lufta është me France Football dhe UEFA-n.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI