Flash

France Football shpjegon pse trofeu nuk shkoi te Vinicius: “Çështje matematike”

Lapsi.al 29 October 2024
France Football shpjegon pse trofeu nuk shkoi te Vinicius:

Polemikat për dhënien e “Topit të Artë” për mesfushorin Rodri të Manchester City dhe jo për sulmuesin e Real Madrid Vinicius janë ndezur keq. Mediat braziliane e quajnë skandal dhe Real Madrid shprehu dukshëm zemërimin e tyre të pashuar. “Është politikë në futboll,” ka përmbledhur gjithë situatën shoku i skuadrës i Vinit, Camavinga.

Në natën e ceremonisë në Paris, kryeredaktori i revistës France Football, e cila themeloi “Topin e Artë” në vitin 1956 dhe tani e ndan në bashkëpunim me UEFA-n, shpjegoi pse çmimi iu dha mesfushorit spanjoll të Citizens dhe jo lojtarit brazilian. “Ka qenë një fitore me diferencë të ngushtë - tha Vincent Garcia -. Vinicius padyshim vuajti për shkak të pranisë së Bellingham dhe Carvajal në pesëshen e parë, pasi matematikisht i morën disa pikë. Kjo tregon gjithashtu sezonin e Realit, ku ekipi është mbështetur në 3-4 lojtarë, dhe juria i ndau votat mes tyre, duke i dhënë përparësi mesfushorit të City, Rodri.”

SHOKËT E SKUADRËS I HOQËN PIKË VINICIUS

Në këtë mënyrë, Vinicius humbi vota për shkak të ‘konkurrencës së brendshme’. Prania e lojtarëve të tjerë të Real në listën prej 30 kandidatëve – përveç dy të përmendurve më sipër, që zënë vendin e tretë dhe të katërt, përfshinte edhe Kroos (i nënti), Valverde (i 17-ti) dhe Rudiger (i 22-ti) – duket se i hoqi pikë Vinicius, pasi disa votues dëshironin të vlerësonin sezonin e jashtëzakonshëm të Blancos dhe shihnin ndonjë lojtar tjetër si më të përshtatshëm. Në një garë kaq të ngushtë, këto pikë ishin thelbësore.

Lexo më tej: Rodri fitoi Topin e Artë, reagim i menjëhershëm i Vinicius: premtimi solemn i tij

SQARIMI I KRYEREDAKTORIT GARCIA

Kryeredaktori i France Football siguroi për gazetën L’Equipe se sekreti për renditjen finale të “Topit të Artë 2024” – dhe për fituesin – ishte ruajtur me kujdes deri para ceremonisë: “Askush nuk e dinte, as te Real Madrid dhe as te City. Emocionet e spanjollit Rodri në skenë janë përgjigja më e mirë. Ai nuk ishte në dijeni të asgjëje. Kjo i jep fund çdo spekulimi që mund të kemi paralajmëruar njërin apo tjetrin.” Ai shtoi se presioni për të ditur rezultatin paraprak ishte i madh: “Të gjitha klubet favorite insistonin të merrnin informacionin”.

“PRESION I MADH NGA REAL PËR TË DITUR FITUESIN”

Garcia komentoi edhe mungesën e Real Madrid në ceremoni: asnjë përfaqësues – nga pesëdhjetë të planifikuar fillimisht – nuk u paraqit të hënën në mbrëmje në Theatre du Chatelet në Paris. “Ishim shumë të qartë me ta dhe të gjitha klubet e tjera – tha ai për sekretin e detyrueshëm të rezultateve –. Këtë vit fituesit nuk do të informoheshin paraprakisht. Mendoja se të gjithë e kishin pranuar, por në momentin e fundit, nuk e di pse, ata donin të ndryshonin rregullin. Kur Real Madrid mori vendimin e vet, nuk jam i sigurt nëse nuk bëhej fjalë për lojë taktike”.

VINICIUS FAVORIT DERI PËRPARA SHPALLJES SË FITUESIT

“Kam patur presion të madh nga Real Madrid, por si me klubet e tjera, kam qenë gjithmonë i qartë, korrekt dhe, ndoshta, heshtja ime i shtyu përtej kufirit", përfundoi gazetari francez, duke thënë se mbeti “i befasuar keqazi” nga vendimi i madrilenëve për të bojkotuar ceremoninë, ku ata fituan çmimin për ekipin më të mirë dhe Ancelotti fitoi “Topin e Artë” për trajnerët. Të gjitha këto çmime nuk patën asnjë përfaqësues të Real Madrid, një situatë e pakëndshme sido që ta shikosh.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI