Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Superiore/ Dinamo presion kreut, Teuta tenton parakalimin me Elbasanin

Lapsi.al 31 October 2024
Superiore/ Dinamo presion kreut, Teuta tenton parakalimin me Elbasanin

Dinamo do të ketë një ndeshje impenjative të enjten kundër Bylis, por Ilir Daja kërkon të mos humbasë kontaktet me kreun. Tekniku, ende i pamundur që kur ka marrë detyrën, e di se skuadra e Dedes vjen me tjetër motivim, pas fitores me poker ndaj Teutës. Një ndeshje delikate ajo mes Teutës e Elbasanit, që ndahen nga vetëm një pikë në renditje. Durrsakët duan të kryejnë parakalimin, por përballë verdhebluve nuk do të jetë fare e thjeshtë. Skuadra e Bordin është një fortesë e vërtetë dhe të besuarit e Martinit duhet të kapërcejnë traumën e pësuar me Bylis.

DINAMO - BYLIS

Me rezultatet e rivalëve të mësuara, duke qenë se do të zbresë në fushë të enjten, Dinamo nuk mund të gabojë kur të ketë përballë Bylis. Jo vetëm për renditje, por edhe për statistika performance, kryeqytetasit janë favoritët e mëdhenj. Ilir Daja është trajneri i vetëm ende i pathyer në Abissnet Superiore: që kur është ulur në pankinën dinamovite në javën e 4 të kampionatit në derbin me Partizanin, tekniku ka marrë 3 fitore e 4 barazime, duke e çuar serinë e rezultateve pozitive radhazi në 7. Dinamo mund të besojë te një sulmues efikas si Itodo Mandela me 5 gola, në krye të golashënuesve bashkë me Balajn, vendimtar në 16 pikët që kanë në renditje kryeqytetasit, nga të cilat 13 me Dajën në pankinë. Ajo që duhet të ketë kujdes tekniku, janë golat e shumtë të pësuar: 7 në 7 ndeshje, me vetëm një sfidë të mbyllur me portë të paprekur.

Për Bylis nuk mund të jetë tregues pokeri me të cilin shkatërroi Teutën, kur seria e humbjeve radhazi që e parapriu ishte 5. Sidoqoftë, një e dhënë është sa për të paralajmëruar Dinamon se do të jetë një ndeshje e luftuar. Jo e pakalueshme, po të mendosh që Bylis është mbrojtja më e dobët e kampionatit me 13 gola dhe para suksesit të parë të Dedes në pankinën ballshiote ishte edhe sulmi më i dobët me 4 gola të shënuar.

TEUTA - ELBASANI

Një pikë i ndan, por difererencat që ndajnë Teutën e Elbasanin nuk janë vetëm aty. Situatat në të cilën vijnë dy skuadrat ndryshojnë dhe Teuta kur të presë verdheblutë e di se duhet të kalojë ngërçin psikologjik të 4-0 të pësuar nga Bylis. Martini pret reagimin e të tijve, pasi pa të shkëputet një seri prej 4 rezultatesh pozitive rradhazi. Durrsakët pësojnë më shumë se shënojnë: 11-16 dhe ky është një detaj tepër penalizues, që shkon përtej faktit se me 14 pikë janë vetëm një poshtë kundërshtarëve të së enjtes. Problem evident është mungesa e një goleadori, që në fakt Teuta po e vuan prej disa sezonesh, aq sa në këtë kampionat më shumë ka shënuar Beqja, 2 gola, që nuk është as sulmues.

Lexo më tej: Video/ Bintsouka, dy gola në Korçë për vendin e parë: prova arratie nga Partizani

Martini kërkon fitoren, por ta marrë kundër Elbasanit nuk është një mision i thjeshtë. Skuadra e Bordin ka vetëm një humbje në 10 javë ka barazuar 6 herë, numri i dytë më i lartë pas atyre të Tiranës rekordmene me 8, ndërsa ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm 6 gola të pësuar. Një fortesë e vërtetë skuadra e teknikut italian, që sidoqoftë e kërkon me ngulm kthimin te fitorja, duke qenë se e ka arritur vetëm një herë në 5 javët e fundit. Pesha e përgjegjësisë është e gjitha mbi Ze Gomes, djaloshi që ka shënuar 4 gola deri tani dhe ka marrë mbi supe ofensivën e Elbasanit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI