Flash

Video/ Dybala largon fantazmat nga Roma: Lazio është makinë golash

Lapsi.al 31 October 2024
Video/ Dybala largon fantazmat nga Roma: Lazio është makinë

Tre ndeshjet e javës së 10 të Serie A nuk sollën surpriza: fituan favoritët Roma, Lazio e Fiorentina. Dybala nxorri nga taleshat Juric për të mundur 1-0 Torinon. Lazio ishte e pamëshirshme në shtëpinë e Como, duke i dhënë një shuplakë 1-5 Fabregas. Fiorentina triumfon ndaj Genoa, duke u ngjitur në vendin e tretë, në kuotë të barabartë pikësh me bardhekatrit e kryeqytetit.

ROMA 1-0 TORINO

Pas humbjes ndaj Interit dhe disfatës në Firence, Roma rikthehet të fitojë pas një muaji pa fitore dhe ngre kokën. Në javën e dhjetë të Serie A, skuadra e Juric mund 1-0 Torinon dhe arrin kuotën e 13 pikëve në renditje. Në Olimpico, në pjesën e parë, verdhekuqtë dominuan zotërimin e topit, bënë ndeshjen dhe Dybala (20’) zhbllokoi sfidën nga një kënd i vështirë duke përfituar nga një gabim i Linetty. Ky gol mjaftoi për të vendosur ndeshjen. Në pjesën e dytë, skuadra e Torinos u përpoq të reagojë me disa zëvendësime, por vendasit menaxhuan mirë avantazhin dhe siguruan tre pikë të rëndësishme edhe për të ardhmen e Juric në kryeqytet.

COMO 1-5 LAZIO

Java e dhjetë e Serie A konfirmon formën e shkëlqyer të Lazios, që mposhti 5-1 Como. Ekipi i Fabregas humbi disa raste në pjesën e dytë, ndërsa bardhekaltrit ishin të pamëshirshëm edhe kur ishin në njëmbëdhjetë kundër dhjetë. Dygolëshi i Castellanos (27’, 80’) dhe golat e Pedro (32’), Patric (72’) dhe Tchaouna (95’) i sjellin vendin e tretë ekipit të teknikut Baroni, që barazon Atalantën dhe Fiorentinën me 19 pikë. U ndëshkuan me karton të kuq Braunoder (62’) dhe Tavares (66’), i cili ka dhënë 8 asiste në 8 ndeshje.

Lexo më tej: Video/ Amerikanët shpëtojnë Juventus: McKennie e Weah kapin dy herë Parmën: Napoli +7

GENOA 0-1 FIORENTINA

Në javën e dhjetë të Serie A, Fiorentina merr tre pikë të tjera, duke fituar 1-0 në fushën e Genoas. Në pjesën e parë, vjollcët mbajnë gjatë zotërimin e topit, por nuk arrijnë të kalojnë në avantazh. Në pjesën e dytë, goli vendimtar vjen nga Robin Gosens në minutën e 72-të pas një krosimi të Beltran, ndërsa de Gea shpëtoi gjithçka në fund. Toskanët arrijnë 19 pikë, të tretët së bashku me Atalantën e Lazion, duke kaluar mbi Juventus. Gilardino mbetet i fundit me 6 pikë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI