Flash

Çmendet polici në Gjirokastër, i nxjerr armën doktoreshës në spital

Lapsi.al 1 November 2024
Çmendet polici në Gjirokastër, i nxjerr armën

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra një punonjës policie në Gjirokastër, pasi dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” u caktua pasi një mjeke në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër e denoncoi se kishte nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

NJOFTIMI I AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit S.K., me detyrë trupë shërbimi në Sektorin e zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e territorit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Caktimi i masës së sigurisë u bë i mundur pas kallëzimit të shtetases J.L., mjeke në spitalin “Omer Nishani” Gjirokastër, lidhur me ngjarjen e datës 25.10.2024, ku ky punonjës policie ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90. Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Të këshilluara

Analiza e BIRN: Rrugët e lëna rrugëve

Siç ndodh rëndom në një vit parazgjedhor, disa kantiere ndërtimi rrugësh janë hapur në mënyrë të bujshme gjatë javëve të fundit ndërsa qeveria është angazhuar n...

22:09

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI