Flash

Celibashi: Po punojmë me PD për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë

Lapsi.al 1 November 2024
Celibashi: Po punojmë me PD për të mundësuar votimin

Për herë të parë Shqipëria pritet të përfshijë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm votimin e emigrantëve dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u shpreh optimist se Komisioni Rregullator do të miratojë aktet e nevojshme për të bërë të mundur këtë proces.

“Është e qartë që klima politike relativisht e acaruar në Shqipëri nuk e ndihmon në përgjithësi procesin përgatitor zgjedhor, por deri në momentin që ne flasim, nuk duket që kjo ka ndikuar procesin e miratimit të akteve nga Komisioni Rregullator dhe në përgjithësi të aspekteve tjera rregullatore apo përgatitore, të cilat Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka përgjegjësi të deleguara nga Kodi Zgjedhor”, tha ai.

Ndërsa palët politike në Shqipëri, nuk arritën dakordësi për numrin e qarqeve ku do të realizohej votimi dhe numërimin elektronik, në intervistën për Zërin Amerikës, zoti Celibashi tha se po punohet me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të partive të tjera që janë skeptike, me qëllim që të realizohet votimi elektronik në qarkun e Tiranës.

"Natyrisht, që zhvillimi i këtij procesi, i kësaj mënyre të votimit e ka në themel kërkesën për një konsensus sa më të gjerë të faktorit politik. Për sa kohë që partia kryesore e opozitës, Partia Demokratike nuk ka dhënë një mbështetje, kam frikë se ne si institucion përgjegjës për përgatitjen e procesi zgjedhor nuk mund të ecim përpara.

Gjithsesi, do të duhet ta them dhe ta bëjë publike se do të vazhdojmë të punojmë me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe ndonjë partie tjetër, e cila ka një lloj skepticizmi për votimin elektronik, që të mundësohet. Do të ishte mirë edhe për atë që përfaqëson nga pikëpamja politike dhe elektorale qarku i Tiranës, por edhe për faktin që shumica dërrmuese e faktorit politik në Shqipëri e mbështet zhvillimin e votimit elektronik në Tiranë, mund të konsiderojmë opsionin e zhvillimit të votimit elektronik në qarkun e Tiranës.

Por, gjithsesi ngelet kusht që të ketë një dakordësi nga gjithë spektri opozitar në lidhje me këtë proces edhe pse konsideratat e qoftë Partisë Demokratike apo të dikujt tjetër në lidhje me votimin elektronik nuk lidhen me sistemin në vetvete, por me qasjen e personelit teknik ndaj këtij sistemi. Përsëri, mendoj që është e rëndësishme që të adresohet ky shqetësim dhe të shpresojmë që në një moment të dytë të ekzistojë edhe mirëkuptimi dhe konsensusi i të gjithëve për këtë proces" - tha ai.

"Për kohën që kemi në dispozicion, si dhe duke konsideruar se thuajse të gjitha partitë e tjera politike, përfshirë atë të shumicës së qeverisë, Partinë Socialiste dhe ato të opozitës, kanë propozuar dhe fortë kanë rekomanduar që votimi elektronik të zhvillohet në Tiranë, duke konsideruar këtu edhe elementë të tjerë, qoftë politik edhe elektoral apo edhe të logjistikës. E para me kohën që kemi në dispozicion mendoj që do të ishte me dobi që të zhvillohej votimi elektronik në qarkun e Tiranës. Por, gjithsesi do ta bëjmë këtë diskutim në ditët në vijim" - e mbylli Cellibashi.

KQZ propozoi fillimisht për votim dhe numërin elektronik, vetëm Elbasanin dhe Durrësin. Më pas PS kërkoi që të përfshihej edhe Tirana ose procesi të realizohej vetëm në Tiranë. Ndërsa PD nuk dha mbështetje për asnjë varinat sepse nuk ka garanci për një proces të besueshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, dy të plagosur

Dy automjete të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, janë përplasur me njëra-tjetrën në Pogradec. Nga informacionet paraprake, mësohet se kanë mbetur të...

19:06

Ilir Meta me tjetër reagim nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky është një ekzaltimi fals i...

19:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI