Flash

Detyrim paraqitje për 7 pedagogët e Universitetit të Elbasanit

Lapsi.al 1 November 2024
Detyrim paraqitje për 7 pedagogët e Universitetit të Elbasanit

Detyrim Paraqitje është masa e sigurisë që u vendos për 7 pedagogë të Universitet të Elbasanit të cilët akuzohen për korrupsion. Denoncimi i studenteve ka sjellë edhe hetimin e pedagogeve të Ciklit të Ulët të cilët merrnin para në këmbim të kalimit të provimit. Gjithashtu se bashku me ta është në hetim edhe sekseri mes studentëve dhe pedagogëve.

7 pedagogë janë lënë me masë sigurie detyrim paraqitje dhe janë pezulluar nga puna në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit. Me urdhër të prokurorit të këtij qyteti, 7 pedagogët e Shkencave të Edukimit akuzohen për korrupsion dhe ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje, teksa universiteti i ka pezulluar nga detyra. Bëhet fjale për pedagoget.

1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.

7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

Ndërkohë lidhja mes pedagogëve dhe studentëve dyshohet se kryhej nga shtetasi Gazmend Hodaj , i cili luante rolin e sekserit. Hetimet mësohet se kishin disa muaj që kishin nisur, përkatësisht gjatë sezonit të vjeshtës. Kanë qenë studentët ata të cilët kanë denoncuar marrjen e ryshfetit përkundër notës kaluese. Këtë të premte në ambientet e universitetit të Elbasanit kanë qenë prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët kanë sekuestruar dokumentacionin që mund ti shërbejë hetimit. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast, ndërsa pedagogët nën hetim janë pezulluar nga detyra.

Të këshilluara

Ilir Meta me tjetër reagim nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky është një ekzaltimi fals i...

19:01

Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK

Gazetari Elton Qyno është paraqitur gjatë ditës së sotme SPAK. Nuk informacion për çfarë do dëshmojë gazetari Qyno. Kujtojmë këtu që kohë më parë agjentë ...

14:12

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI