Flash

Flet motra e Flutura Bashës: Bashkimi ndodhet në gjendje të rëndë

Lapsi.al 1 November 2024
Flet motra e Flutura Bashës: Bashkimi ndodhet në gjendje të

Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë i mori jetën dy personave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa humbi jetën edhe Flutura Basha, e cili ndodhej rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.

Motra e viktimës, Flutura Bashës, foli sot ekskluzivisht në emisionin “me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, në News24, ku deklaroi se ishte fati i saj i keq pasi ndodhej në vendin dhe në kohën e gabuar. Ajo rrëfeu edhe momentin se si e kishte marrë vesh lajmin, teksa më tej zbuloi për gjendjen e bashkëshortit të Fluturës, Bashkim Basha, i cili ndodhet në reanimacion në gjendje kritike.

“Fati i saj i keq. Ishte ne vendin e gabuar në kohën e gabuar. Bashkimi është shumë keq. Akoma nuk ka dalë nga gjendja e rrezikut. Më vjen keq për nënat e viktimave thash kur mora vesh për viktimat. Pastaj thanë se ishte edhe një çift, po i thoja tim shoqi mos o zot sikur ta kishim në fis. Flutura la pas dy vajza dhe një djalë. Bashkimi merrte 100 mijë lekë pension. Kishte 3-4 muaj që kishte nisur punë sanitare. Ishte e kënaqur me punën. Vendngjarja nga shtëpia e Fluturës në vijë ajrore nuk janë as një kilometër larg. Nuk e dimë nëse po ktheheshin në shtëpi apo po shkonin për në punë. Bashkimi është ende në reanimacion, stafi i spitalit po i rri tek koka. Është në intubim, ka dëmtime gjithkund, vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI