Flash

Përgjimet në Sky dhe EncroChat, Rama: Nuk çuditem po të dal edhe unë

Lapsi.al 31 October 2024
Përgjimet në Sky dhe EncroChat, Rama: Nuk çuditem po të

Kryeministri Edi Rama tha gjatë emisionit “Opinion” se përgjimet e marra nga EncroChat dhe Sky ECC u takojnë organeve ligjzbatuese që t’i hetojnë. Ai tha se aty ka me qindra mijëra mesazhe të botës së errët, por i takon Prokurorisë së Posaçme që t’i provojë dhe më pas ndëshkojë personat përgjegjës. Ai tha edhe veten e vet që nuk çuditet nëse edhe del në komunikimet e përgjuara, por këto janë “muhabete kot”.

“Kjo historia e Encro Chat-eve dhe Sky ECC është një histori që i takon organeve ligjzbatuese ta hetojnë. Aty ka me qindra mijëra mesazhe ku çfarë nuk thonë e çfarë nuk tregojnë. Por ato s’duhet të thonë asgjë deri në momentin kur çfarë thotë njëri që "isha atje, takova atë të gjatin", po marr rastin tim edhe pse s’ka dalë, por nuk çuditem edhe po të dalë. "Takova atë të gjatin", "më tha ai i gjati shiko, se këtu…". Këto janë muhabete kot”, - tha Rama.

“Në këtë shtet ka organe që merren me këto punë. Me ato llumra ka një organ ligjzbatues që quhet Prokuroria e Posaçme që po merret, po bën edhe goditje, por që të bëjë goditje duhet t’i provojë ato gjëra se aty ka shumë llum. Prokuroria e Posaçme merret me këtë punë”, - shtoi Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI