Flash

Nga sot rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës

Lapsi.al 1 November 2024
Nga sot rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës

Që prej muajit nëntor, furrat e bukës që janë edhe pastiçeri apo bar-kafe do të përballen me rritje të energjisë elektrike.

Sipas vendimit të ERE-s, çmimi i energjisë elektrikë për 4 orë të pikut të prodhimit të bukës do të rritet 15%, për të treja kategoritë e çmimeve aktuale sipas llojit të aktivitetit të furrës së bukës. Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur që të monitorojë që furrat të mos rrisin çmimin e bukës. Në njoftim, Autoriteti i Konkurrencës, njofton se të gjithë shkelësit do të sanksionohen me gjobë, e cila do të llogaritet deri në 10% të xhiros së fitimit të vitit paraardhës.

“Autoritetit i Konkurrencës vendos menjëherë nën monitorim çmimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës pas hyrjes në fuqi të vendimit nr. 72 datë 15.04.2024 të Entit Rregullator të Energjisë (ERE).

Sot në datë 01.11.2024 Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga informacione mediatike në lidhje me njoftimin e furrave të bukës për rritjen e çmimit të bukës, filloi monitorimin e menjëhershëm në terren për evidentimin e çdo sjelljeje abuzuese në shkelje të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.

Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.

Sjellim në vëmendje të ndërmarrjeve të prodhimit dhe tregtimit të bukës se, shkelja e ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK

Gazetari Elton Qyno është paraqitur gjatë ditës së sotme SPAK. Nuk informacion për çfarë do dëshmojë gazetari Qyno. Kujtojmë këtu që kohë më parë agjentë ...

14:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI