Flash

5 fletë-arreste dhe 67 vepra penale për të/ Arrestohet në Prishtinë Gëzim Gashi

Lapsi.al 1 November 2024
5 fletë-arreste dhe 67 vepra penale për të/ Arrestohet në

Është arrestuar në Prishtinë, Gëzim Gashi, një person i shumëkërkuar nga autoritetet e Kosovës pasi ndaj tij rëndonin akuza për 67 vepra penale dhe për të ishin lëshuar 5 fletë-arreste. Për 22 prej akuzave, 39-vjeçari është dënuar tashmë.

Ato kanë të bëjnë me mbajtje të armëve, furnizim, transport, prodhim, këmbimi ose shitja e paautorizuar të tyre, vjedhje në pyll, sulm ndaj personit zyrtar, falsifikimi i dokumenteve, mashtrim, vjedhje rëndë, kanosje e mospërfillje të gjykatës.

Ai dyshohet se edhe e kërcënoi prokurorin Ersan Qavolli që po e heton rastin e tij. Bashkë me të u arrestua edhe vëllai i Gëzimit, Faik Gashi për shkak se ka falsifikuar disa dokumente.

Ata janë arrestuar në një aksion të madh të Njësisë Speciale më 30 tetor në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, por lajmi u bë i ditur këtë 1 nëntor. Ndaj tij kishte pasur shpesh aksione të policisë, por askush nuk e mendonte se fshihej në zemër të Prishtinës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Analiza e BIRN: Rrugët e lëna rrugëve

Siç ndodh rëndom në një vit parazgjedhor, disa kantiere ndërtimi rrugësh janë hapur në mënyrë të bujshme gjatë javëve të fundit ndërsa qeveria është angazhuar n...

22:09

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI