Flash

Analisti kroat bën thirrje për vrasjen e Aleksandër Vuçiç në televizionin kombëtar

Lapsi.al 1 November 2024
Analisti kroat bën thirrje për vrasjen e Aleksandër

Një skandal që përfshin Serbinë është regjistruar në televizionin kombëtar HRT në Kroaci, teksa analisti ushtarak Mario Galiç në transmetim live ka bërë thirrje publike për vrasjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Galiç ishte i ftuar mes panelistëve në programin "Poligraf" të Radio Televizionit Kroat së bashku me eurodeputetin nga radhët e partisë HDZ, Davor Ivo Štir, Gordan Bosanac nga partia “Ne mundemi” dhe Krešo Beljak nga HSS.

Galiç ishte duke komentuar progres-raportin e BE-së për Serbinë, kur nisi të flasë për rrëzimin e aeroplanit presidencial të Serbisë, ndërsa çuditërisht eurodeputetët kroatë në studio nisën të qeshin.

“Kroacia nuk do të marrë raketa lundrimi dhe me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, sepse ato mund të synojnë dhe godasin avionin presidencial mbi Beograd dhe kështu ta zgjidhin problemin”, tha Galiç.

Me irioni deputeti i HSS-së, Krešo Beljak shtoi: “Mu në qendër të botës serbe”.

Deri më tani askush nga HRT nuk ka kërkuar falje për këtë deklaratë të Galiç, por në Serbi ajo po komentohet gjerësisht dhe ka qenë në fokus të kritikave.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, dy të plagosur

Dy automjete të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, janë përplasur me njëra-tjetrën në Pogradec. Nga informacionet paraprake, mësohet se kanë mbetur të...

19:06

Ilir Meta me tjetër reagim nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky është një ekzaltimi fals i...

19:01

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI