Flash

"Sude me gjyslyke"/Arlind Qori i përvishet keq Ramës

Lapsi.al 1 November 2024
"Sude me gjyslyke"/Arlind Qori i përvishet keq Ramës

Aktivizmi i Arlind Qorit për pensionet qesharake të pensionistëve, thirrja e Lëvizjes Bashkë të dy protestave të tyre para kryeministrisë, me sa duket e kanë vënë në vështirësi shefin e qeverisë që vijon të ketë tek kjo shtresë fondin e tij elektoral.

Blendi Kajsiu: Duhet protestuar për pensionet!

Rama ka urdhëruar të gjitjë deputetët të luajnë në rrjete sociale rolin e aktorëve banalë, duke postuar foto me pensionistë në rrjetet sociale, ka ndërrmarrë një tur për të sqaruar indeksimin qesharak të pensioneve dhe ka fajësuar ata që s' paguajne sigurimet, për rritjen e munguar.

Por krahas këtyre ai nuk e ka harruar njeriun që ngriti këtë fortunë, Arlind Qorin, duke e etiketuar me të vetmin stil që di, kur i djeg diçka: atë të sharjeve dhe ofendimeve. "Sude me gjyslyke" e ka stigmatizuar ai, duke përdorur emrin e fajdexheshës fatkeqe për të nënvizuar se ato që kërkon Arlindi janë të pamundura.

VOA: Pensionet në Shqipëri, përballë sfidave të plakjes dhe informalitetit në ekonomi

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Lëvizja Bashkë.

Edi Rama, pensionistët dhe Noc Rroku

"Dy herë është detyruar Edi Rama të më përmendë publikisht. Në të dyja rastet pa edukatën e të drejtuarit në emër, por i fiksuar në mënyrë perverse me aftësinë time për të shikuar. Gjatë protestave studentore të dhjetorit 2018 më drejtohej "Është një qorr...", duke zgjuar indinjatën e një studenti të verbër që kishte përballë. Kurse sot më ka quajtur "Sude me gjyslyke". I digjte atëherë përfshirja ime mes studentëve, i përcëllon sot ndikimi im dhe i Lëvizjes BASHKË te pensionistët" ka shkruar Qori.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, dy të plagosur

Dy automjete të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, janë përplasur me njëra-tjetrën në Pogradec. Nga informacionet paraprake, mësohet se kanë mbetur të...

19:06

Ilir Meta me tjetër reagim nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky është një ekzaltimi fals i...

19:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI