Flash

'Zhvaste' kolegët, arrestohet polici i shpallur në kërkim

Lapsi.al 28 October 2024
'Zhvaste' kolegët, arrestohet polici i shpallur në

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga punonjësin e policisë në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Bekim Sulaj u shpall në kërkim një muaj më parë, pasi përvetësonte para nga punonjësit e qarkullimit rrugor.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit B.S., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Punonjësi B.S., ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI