Flash

E rëndë në Prishtinë/ Vëllai vret vëllanë me thikë

Lapsi.al 27 October 2024
E rëndë në Prishtinë/ Vëllai vret vëllanë me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Prishtinë. Mediat vendase raportojnë se pas një konflikti mes tyre, një person ka vrarë me thikë vëllanë e tij. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Kompleksin "Ramiz Sadiku" të kryeqytetit të Kosovës. Viktima nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga sulmi. 

Autori i ngjarjes është vënë në pranga. Mediat në Prishtinë raportojnë se edhe autori po trajtohet në QKUK.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla i ka thënë Klan Kosova se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, - është shprehur ai.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI