Flash

300 ditë në arrest shtëpie/ Berisha: Kam një mesazh për Ramën dhe Sorosin

Lapsi.al 27 October 2024
300 ditë në arrest shtëpie/ Berisha: Kam një mesazh për

Kreu i PD-së Sali Berisha mbushi 300 ditë në arrest shtëpie këtë të diel. Në fjalën e tij për mbështetësit që shkojnë çdo natë poshtë banesës së tij, Berisha akuzoi Ramën se urdhëroi parlamentin dhe “mercenarët e tij të Skapit” që të vendosin atë në arrest shtëpiak. Sipas Berishës kjo ndodhi “pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë shkelje ligji, po vetëm e vetëm si kundërshtar politik që i tmerron ata dhe mafien ndërkombëtare”.

“Mafia ndërkombëtare, diplomatë të korruptuar që bënë grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare, vetëm e vetëm që të gjitha pushtetet ti kishte narkodiktatori, vegël e shpifur e tyre, Edi Rama dhe që po me këtë skenar, kërkuan publikisht persekutimin e Sali Berishës sikur Shqipëria të mos ishte një vend sovran, partner, anëtar i NATO-s, por thjeshtë një vend vasal për ta trajtuar atë si një koloni” – tha Berisha që për këtë akuzoi edhe Xhorxh Soros.

“Por dështimi i Edi Ramës dhe mafies së Xhorxh Sorosit, këto 300 ditë është më i turpshmi në tërë historinë e lirisë së një vendi. Ata dështuan miqtë e mi, sepse këto kanë qenë ditët e betejës më intensive, më të motivuar të të gjithë jetës time politike.

Në këto 300 ditë së bashku me ju, falë mbështetjes tuaj, kam pasur fatin e madh të luftoj më i motivuar se kurrë për vlerat dhe idealet fisnike që ndajmë me njëri-tjetrin, që ndajmë me shqiptarët, por edhe me njerëzit e lirë, në Shqipëri dhe mbarë botën”tha ndër të tjera Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Lezhë (FOTO)

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Burime bëjë me dije se si pasojë e goditjes...

16:51

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI