Flash

Sherr mes fqinjësh në Lezhë, plagoset rëndë me kosore një person

Lapsi.al 27 October 2024
Sherr mes fqinjësh në Lezhë, plagoset rëndë me kosore

Një konflikt çasti mes dy fqinjëve në fshatin Balldre në Lezhë ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta. Për pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre. Sipas informacioneve të para, i plagosuri është transportuar në spitalin e Lezhës. Mjekët kanë thënë se ai ka marrë disa lëndime në trup dhe se po i jepet ndihma e nevojshme. 

"Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës (kosore), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit Sokol Boga, dhe djali i tij shtetasi Nikoli Boga, gjatë konfliktit fizik mes tyre. Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi Nikolin Boga, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Sokol Boga" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Lezhë (FOTO)

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Burime bëjë me dije se si pasojë e goditjes...

16:51

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI