Flash

Kryemadhi: Drejtësia e re ka përdorur një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë

Lapsi.al 26 October 2024
Kryemadhi: Drejtësia e re ka përdorur një ligj të shfuqizuar

Monika Kryemadhi, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar dy dokumete. Kryemadhi shkruan se drejtësia e re me ligjet e vjetra dhe shton se organet e drejtësisë "e kishin me nxitim" çështjen ndaj saj dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sa përdorën një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Ajo thotë se ua lë në dorë qytetarëve ta gjykojnë rastin. Deputetja shton se anëtarët e kësaj drejtësie i paguajmë 5-6 mijë euro/muaj të gjithë së bashku.

POSTIMI I MONIKA KRYEMADHIT:

Drejtësia e re me ligjet e vjetra.

Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.

Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.

Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.

Kjo është drejtësia që duam?

Të këshilluara

Nesër ndryshon ora, akrepat 60 minuta pas

Të dielën akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas. Akrepat do të lëvizin prapa me një orë në 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 26 dhe 27 tetor, d...

13:05

Thatësira, bie niveli i Fierzës

Rënia e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, vazhdon pa ndërprerje. Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve të lumenjve po e çojnë drejt tharjes basenin më ...

12:15

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI