Flash

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

Atentati në "Don Bosko", si u identifikua autori

Lapsi.al 26 October 2024
Atentati në "Don Bosko", si u identifikua autori

Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e ndodhur më 3 shtator 2024 në zonën e “Don Boskos” ku mbetën të plagosur me armë zjarri Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezaj.

Denis Tahiri, 23-vjeçari nga Kamza që u shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar i atentatit, u identifikua nga targa e mjetit të përdorur në ngjarje. Policia fillimisht zbuloi se kujt i përkisnin targat e mbivendosura, dhe pasi mori në pyetje pronarin e makinës, rezultoi se ai ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

Nga hetimet rezultoi se ky i fundit, kishte pak ditë që e kishte marrë makinën me qira dhe targat ia kishte vendosur mjetit tip "Golf 5" që autorët dogjën pas krimit. Po ashtu, shenjat e gishtave të tij kanë ndihmuar edhe në përforcimin e dyshimeve të policisë, pasi u krahasuan me ato të gjetura në mjet.

Dyshohet që 23 vjeçari të jetë brenda territorit shqiptar, por ende nuk është mundur të arrestohet.

Të këshilluara

Nesër ndryshon ora, akrepat 60 minuta pas

Të dielën akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas. Akrepat do të lëvizin prapa me një orë në 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 26 dhe 27 tetor, d...

13:05

Thatësira, bie niveli i Fierzës

Rënia e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, vazhdon pa ndërprerje. Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve të lumenjve po e çojnë drejt tharjes basenin më ...

12:15

Aksident me vdekje në aksin Lushnje- Tiranë

Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin Lushnjë-Tiranë. Siç bën me dije policia një 56 vjeçar ka humbur jetën ...

09:45

ide

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI