Flash

Aksident me vdekje në aksin Lushnje- Tiranë

Lapsi.al 26 October 2024
Aksident me vdekje në aksin Lushnje- Tiranë

Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin Lushnjë-Tiranë. Siç bën me dije policia një 56 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë.

56 vjeçari Maringlen Koçiu, këmbësor u përplas nga automjeti i Lulzim Balilaj dhe humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i makinës u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

"Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor "Lushnjë-Tiranë", shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI