Flash

Berisha: Kryemadhi të sqarojë 460 mijë eurot që i dorëzoi Ramës

Lapsi.al 25 October 2024
Berisha: Kryemadhi të sqarojë 460 mijë eurot që i

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama në tubimin e mbrëmjes së të premtes. Berisha ka pasur një thirrje për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi që sipas Berishës duhet të sqarojë një shumë parash që i ka dorëzuar Edi Ramës.

“I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për “peshkun e madh”, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat për SPAK dhe kreun e tij.

LEXO EDHE: Berisha thirrje Lefter Kokës: Trego kush është “peshku i madh” në telefonin e Monikës

“Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës. Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre.

Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve. Ndaj dhe cilido që disponon dëshmi, fakte, dokumente për krimet monstruoze të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatave të tyre kriminale, duhet t’i bëjnë me guxim publike” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të dielën ndryshon ora

Ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor 2024, akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore. Akrepat do të shkojn...

20:01

E rëndë në Itali/ Humb jetën 14-vjeçarja

Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, vdiq mëngjesin sot (25 tetor) në Piacenza të Italisë pasi ra nga çatia e një pallati 7 katësh. Rënia e ...

19:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI