Flash

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

Berisha thirrje Lefter Kokës: Trego kush është “peshku i madh” në telefonin e Monikës

Lapsi.al 25 October 2024
Berisha thirrje Lefter Kokës: Trego kush është “peshku i

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri sot thirrje ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka të tregojë se cili është “peshku i madh” për të cilin foli në sallën e gjyqit këtë të premte. Në tubimin pranë banesës së tij, Berisha tha se Kokës i është kthyer guximi.

“Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë “ladro utile” – hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi. Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se “nuk jam unë autori i djegësve”, se “peshku i madh është në telefonin e zonjës Kryemadhi”. Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se “peshku i madh” është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama” – tha Berisha duke i bërë një thirrje Kokës.

“Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës. Lefter, 4 vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë. Koha të dha të drejtë. Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua. Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan. E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas” – tha Berisha.

SPAK kërkoi sot në Apel ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën u kërkua t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Por në seancë Lefter Koka ka kundërshtuar prokurorët, duke thënë se akuza për të, është e njëjtë me kallëzimin që ka bërë Monika Kryemadhi.

“S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua. E keni gabim e dëgjova prokurorin sot dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri. Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit. Megjithëse u bë një vit hetim, konkluzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj qe institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo gjykatë do jetë presion por besoj qe do jepni drejtësi re do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, - mësohet të ketë thënë Koka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të dielën ndryshon ora

Ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor 2024, akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore. Akrepat do të shkojn...

20:01

E rëndë në Itali/ Humb jetën 14-vjeçarja

Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, vdiq mëngjesin sot (25 tetor) në Piacenza të Italisë pasi ra nga çatia e një pallati 7 katësh. Rënia e ...

19:00

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI