Flash

Moti për fundjavën, temperatura deri në 27 gradë celcius

Lapsi.al 26 October 2024
Moti për fundjavën, temperatura deri në 27 gradë celcius

Këtë të shtunë te vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në formën e reve të larta transparente.

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë perëndimore do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Megjithatë vija bregdetare dhe pjesërisht zona e ulët do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Të këshilluara

Thatësira, bie niveli i Fierzës

Rënia e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, vazhdon pa ndërprerje. Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve të lumenjve po e çojnë drejt tharjes basenin më ...

12:15

Aksident me vdekje në aksin Lushnje- Tiranë

Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin Lushnjë-Tiranë. Siç bën me dije policia një 56 vjeçar ka humbur jetën ...

09:45

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI