Flash

Kush qëndron pas sulmit kibernetik ndaj Trump dhe Vance

Lapsi.al 27 October 2024
Kush qëndron pas sulmit kibernetik ndaj Trump dhe Vance

Është e paqartë nëse hakerët kinezë, që sulmuan telefonat celularë që po përdoren për fushatën presidenciale amerikane kanë vjedhur edhe të dhëna. Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve AP, të New York Times dhe Wall Street Journal objektivi i sulmeve ndaj kompanisë së telekomunikacionit Verizon ishin telefonat celularë të kandidatit republikan për president Donald Trump dhe zëvendësit të tij J.D. Vance.

Të prekur kanë qenë edhe pjesëtarë të ekipit të fushatës elektorale të kandidates demokrate Kamala Harris. Të dhënat e ofruesve të telefonisë celulare mund të përdoren për të parë, për shembull, kush i ka telefonuar kujt, kur dhe për sa kohë dhe me kë janë shkëmbyer mesazhet. Gjithësesi nuk është e qartë nëse të dhënat janë vjedhur vërtetë.

FBI nuk jep detaje

Në deklaratën e FBI-së për sulmin kibernetik nuk thuhej se cilat kishin qenë objektivat e mundshëm. Thjesht njoftohej se po zhvillohen hetime për një ndërhyrje të paautorizuar në infrastrukturën e telekomunikacionit nga aktorë me lidhje me Kinën. Sipas raporteve autoritetet amerikane supozojnë se Trumpi dhe Vance janë ndër personat, numrat e telefonit të të cilëve janë vënë në shënjestër, prandaj ata dyshojnë se veprimi është pjesë e një fushate më të madhe spiunazhi kibernetik të nisur nga Kina. Zëdhënësi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung nuk dha detaje në lidhje me sulmin e hakerëve nga Kina. Një zëdhënës i Verizonit tha se po zhvilloheshin hetime për sulmin por se nuk mund të jepte informacione të mëtejshme, sepse hetimi është në vazhdim.

Paralajmërime të shumta për hakerët kinezë

Muajt e fundit FBI ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të hakerëve kinezë. Në janar drejtori i FBI-së Chris Wray i tha Kongresit se hetuesit kishin zbuluar një grup të sponsorizuar nga qeveria kineze të quajtur Volt Typhoon. Sipas Wray ata kishin në shënjestër impiantet e trajtimit të ujit, rrjetin elektrik dhe sistemet e transportit në të gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe ruterë të vegjël për zyra dhe shtëpi në pronësi të individëve dhe të kompanive në të gjithë Shtetet e Bashkuara. /DW

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Lezhë (FOTO)

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Burime bëjë me dije se si pasojë e goditjes...

16:51

Nesër ndryshon ora, akrepat 60 minuta pas

Të dielën akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas. Akrepat do të lëvizin prapa me një orë në 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 26 dhe 27 tetor, d...

13:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI