Flash

Detajet/ 78-vjeçari italian vrau shqiptarin për shkak të lidhjes me gruan e tij

Lapsi.al 27 October 2024
Detajet/ 78-vjeçari italian vrau shqiptarin për shkak të

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e një 45-vjeçari shqiptar në orët e para të së shtunës në Milano të Italisë. Viktima u identifikua si Dritan Hakaj, i cili u qëllua me armë zjarri nga një i moshuar italian, 78 vjeç. Sipas të njëjtave burime autori është Walter Budri, i cili u vu në pranga nga policia. Krimi ndodhi pranë banesës së pensionistit, në rrugën Varese, në Garbagnate Milanese, në veri të Milanos. Mediat italiane shkruajnë se “viktima kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit të dyshuar”.

Nga hetimet e para, rezulton se Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare, 51 vjeç. Në orën 03:00 të mëngjesit të së shtunës, 45-vjeçari kishte shkuar në gjendje të dehur në banesën e çiftit dhe sulmoi gruan, në prani të djalit të saj 11-vjeçar, të cilin ajo e kishte nga një lidhje e mëparshme, jo me bashkëshortin aktual.

Ky i fundit reagoi dhe me një pistoletë Beretta 22 që mbante në shtëpi, qëlloi dy herë në ajër për të trembur Hakajn, i cili doli nga apartamenti dhe zbriti shkallët, në tentativë për t’u larguar. Por i moshuari vendosi ta ndjekë dhe bëri zbritje me ashensor. Në katin e parë u ndeshën sërish e pati një përplasje fizike mes tyre para se shtetasi italian të shkrepte armën duke e lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin. Një plumb në gjoks rezultoi fatal.

Nga policia italiane që vijon hetimet, i moshuari Budri u vu në pranga me akuzën e “Vrasjes me dashje”. Në dëshminë e parë dhënë policisë, mediat raportojnë se 78-vjeçari pranoi se ai qëlloi pas sherrit me 45-vjeçarin. Ndërkaq dha një tjetër dëshmi për prokurorët por nuk dihen shumë detaje. Agjentët në vendin fqinj sekuestruan pistoletën që mbahej pa leje nga i moshuari italian. Sa i përket viktimës, Dritan Hakaj ishte me banim në Milano të Italisë dhe përveçse i papunë, rezultonte person me precedentë penalë në trafikun e lëndëve narkotike, shfrytëzimin e prostitucionit si dhe për vjedhje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Lezhë (FOTO)

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Burime bëjë me dije se si pasojë e goditjes...

16:51

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI