Flash

Përplasen 3 makina në Lezhë/ Një person humb jetën, një tjetër plagoset

Lapsi.al 27 October 2024
Përplasen 3 makina në Lezhë/ Një person humb jetën,

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë - Laç. Ngjarja e rëndë ndodhi në pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Treshit”. Nga përplasja e mjeteve ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve viktima nuk është identifikuar ende ndërsa besohet se është i moshës rreth 30 vjeç.

Nga detajet e reja të zbardhura nga vendi i ngjarjes mësohet se mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford”.

Pas përplasjes së parë mjeti është goditur edhe nga një tjetër makine tip fuoristradë qe vinte përballë saj. Si pasoje e humbjes se kontrollit, makina është përmbysur në rrugë. Për shkak të plagëvë të rënda të marra nga përplasja shoferi ka humbur jetën në vend.

"Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar 

Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI