Flash

Protesta/ Nga "mosbindje civile" opozita kalon në "bllokadë qytetare"

Lapsi.al 28 October 2024
Protesta/ Nga "mosbindje civile" opozita kalon në

Nëse protesta e kaluar kishte si kryefjalë të saj "mosbindjen civile", këtë të martë opozita do të udhëhiqet nga ideja e "bllokadës qytetare", një sllogan i ri që Sali Berisha e ka shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në protestën e radhës, tentohet paralizimi i lëvizjes në akset kryesore të vendit për të këmbëngulur tek qeveria teknike pa Edi Ramën, si parakusht për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Me ndryshimin e slloganit, Berisha i ka shpëtuar edhe kurthit të "mosbindjes civile", që i kërkohej protestuesve, ndërkohë që lideri vetë e respektonte masën e sigurisë "arrest shtëpie" që i ka caktuar SPAK.

Bashkë me idenë e bllokadës qytetare, në posterin e publikuar në rrjetet sociale janë shënuar edhe kryqëzimet që duket se të martën pas orës 17:00 do të paralizohen nga opozita dhe që janë:

• Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”

• Rrethrrotullimi Milot

• Rrethrrotullimi Shkozet

• Rrethrrotullimi Bradashesh

• Rrethrrotullimi Rrogozhinë

• Rrethrrotullimi Levan

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI