Flash

Nis gjyqi i Gerard Depardieu mbi akuzat për sulm sèksual

Lapsi.al 28 October 2024
Nis gjyqi i Gerard Depardieu mbi akuzat për sulm sèksual

Gjyqi i aktorit francez Gerard Depardieu fillon sot në Paris për sulmet e dyshuara seksuale të dy grave në një film në vitin 2021.

Depardieu, 75 vjeç, i cili më parë ka mohuar akuzat, akuzohet për përdorimin e "dhunës, shtrëngimit, ose kërcënimit" në sulmin e supozuar, për të cilin prokurorët thanë se ndodhi në xhirimet e Les Volets Verts (The Green Shutters).

Është bërë e ditur se Depardieu nuk do të paraqitet para gjykatës penale për arsye shëndetësore.

Prokurorët thonë se në të dyja rastet, viktimat raportuan se aktori i ka zënë mes këmbëve dhe i ka prekur të pasmet, organet gjenitale dhe gjoksin.

Një nga viktimat është identifikuar si një dizenjuese produksioni 53-vjeçare. Tre persona ishin dëshmitarë të sulmit, thanë prokurorët, duke konfirmuar se gruaja bëri një përpjekje për t'u shkëputur fizikisht nga Depardieu dhe se ajo dukej "e tronditur". 

Pas incidentit, u organizua që Depardieu të kërkonte falje. Por në një intervistë televizive të transmetuar të shtunën, viktima tha se Depardieu ishte i zemëruar dhe e fajësoi atë për shkaktimin e telasheve. Prokurorët thanë se dëshmitarët konfirmuan se ajo që kishte thënë Depardieu nuk përbënte një falje.

Jérémie Assous, një avokat për Depardieu, i tha Asociated Press se "dëshmitarët dhe provat që (Depardieu) do të japë do të tregojnë se ai është objektivi i akuzave të rreme". 

Nuk është e qartë se kur do të vendosë gjykata. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

Lexo më tej: Pas akuzave për ab*zim, arrestohet aktori Gérard Depardieu 

Gjyqi vjen ndërsa Franca vazhdon të ketë probleme me zbardhjet e dhunës seksuale në vazhdën e lëvizjes #MeToo që luftoi për të gjetur abuzime veçanërisht në industrinë e kinemasë.

Pavarësisht akuzave kundër Depardieu, shumë kanë dalë në mbështetje të tij, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron.

Macron e përshkroi aktorin si "krenarinë e Francës", një koment që provokoi një përgjigje të zemëruar nga aktivistët që pretenduan se ai po minonte përpjekjet për të mbrojtur gratë nga dhuna.

Në fund të vitit të kaluar, 56 interpretues, shkrimtarë dhe producentë francezë botuan një ese duke mbrojtur yllin e filmit, duke thënë se kur "Gérard Depardieu synohet në këtë mënyrë, është arti (i kinemasë) ai që sulmohet". 

Thirrja e tyre erdhi vetëm disa javë pasi transmetuesi kombëtar France 2 publikoi një dokumentar që përshkruan akuzat për sjellje të pahijshme seksuale nga 16 gra kundër Depardieu, dhe tregoi aktorin duke bërë komente dhe gjeste të turpshme gjatë një udhëtimi në Korenë e Veriut në vitin 2018.

Ai u akuzua në vitin 2021 për përdhunim dhe sulm seksual pasi autoritetet ringjallën një hetim të vitit 2018 që fillimisht u pushua, pas akuzave nga aktorja Charlotte Arnould.

Në një letër të hapur të botuar në gazetën Le Figaro, Depardieu tha vitin e kaluar: "Unë kurrë nuk kam abuzuar kurrë me një grua". 

Grupet feministe kanë bërë thirrje për një protestë jashtë gjykatës përpara seancave të së hënës.

Associated Press, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI