Flash

"Luhet tepër? Qesharake, lojtarët fitojnë trefish": studimi befasues për futbollin

Lapsi.al 22 October 2024
"Luhet tepër? Qesharake, lojtarët fitojnë trefish":

Për muaj të tërë, lojtarë dhe trajnerë kanë përsëritur se kalendari është tepër i ngjeshur, ka shumë ndeshje dhe pasojë e pashmangshme është rritja e numrit të lëndimeve. Por tani ka ardhur studimi i detajuar që hedh poshtë këtë mit dhe madje ka treguar se në njëzet vitet e fundit mesatarja e ndeshjeve ka mbetur më ose më pak e njëjtë, ndërsa kanë qenë pagat e futbollistëve që janë rritur në mënyrë marramendëse.

Hulumtimi i Standard Football ka prodhuar rezultate befasuese, të cilat bien plotësisht ndesh me kërkesat e klubeve, teknikëve dhe lojtarëve, disa prej të cilëve kanë folur edhe për grevë për shkak të numrit të madh të ndeshjeve që luhen gjatë vitit. Janë analizuar dhe krahasuar ndeshjet e luajtura dhe pagat bruto të futbollistëve të njëmbëdhjetë klubeve të mëdha evropiane dhe dy klubeve kryesore të Amerikës së Jugut. Nën vëzhgim të imtësishëm kanë qenë disa klube kryesore: Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Chelsea, Liverpool, PSG, Juventus, Manchester United, Bayern, Arsenal, Inter, Palmeiras dhe Flamengo.

Studimi që fshin “mitin e rremë” të shumë ndeshjeve

Hulumtimi i Standard Football është tejet i detajuar: “Rezultatet zbulojnë një diferencë të konsiderueshme midis rritjes eksponenciale të pagave të lojtarëve dhe numrit relativisht të qëndrueshëm të ndeshjeve sezonale,” me pagat që janë rritur deri në 300%, përkundër numrit të ndeshjeve që ka mbetur pothuajse i njëjtë.

Standard Football ofron shembuj praktikë dhe shifra për të përforcuar tezën e tij: “Në sezonin 2003-2004, Real Madrid ka luajtur 59 ndeshje dhe kishte një buxhet pagash prej 98 milionë eurosh. Njëzet vjet më vonë, ndeshjet janë ulur në 55 dhe buxheti i pagave është rritur në 326,95 milionë euro. Më shumë se trefishi. E njëjta gjë vlen për të gjitha klubet evropiane të marra në shqyrtim.” Po ashtu Chelsea, Barcelona, Liverpool dhe Manchester United, ku buxheti i pagave është pesëfishuar.

Standard Football përfundon: “Analiza thekson një rritje dramatike të pagave mesatare, veçanërisht midis lojtarëve të nivelit të mesëm, jo vetëm mes yjeve të skuadrave. Kjo rritje e pagave pasqyron një tendencë më të gjerë të tregut, ku klubet po investojnë shumë në pagat e lojtarëve në të gjitha nivelet. Rritja e pagave nuk është më e lidhur me performancën, me atë që do ta quanim meritë. Jo. Analiza tregon një shkëputje në rritje midis rritjes së pagave dhe kontributit real në fushë. Kjo tendencë ngre shqetësime për ekuilibrin konkurrues në futbollin global, veçanërisht për klubet me mundësi më të pakta për të gjeneruar të ardhura. Studimi nënvizon se rritja e pagave të lojtarëve, ndërsa numri i ndeshjeve mbetet i njëjtë, ka krijuar presione financiare që mund të ndikojnë në dinamikën konkurruese të sportit”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI