Flash

Prapaskena e Juve-Lazio: fjalimi karizmatik i Di Gregorio në pushim

Lapsi.al 21 October 2024
Prapaskena e Juve-Lazio: fjalimi karizmatik i Di Gregorio në pushim
Michele Di Gregorio u kërkua me ngulm nga Thiago Motta si portieri i ri i Juventusit. Ish-portieri i Monza-s po e shpërblen me paraqitje të shkëlqyera dhe një mbrojtje të pakalueshme, falë edhe ndihmës së kolegëve të repartit. Por portieri, i cili ka fituar edhe fanellën e kombëtares italiane, ka treguar se tashmë është një pikë referimi për shokët e tij të skuadrës, dhe ndeshja kundër Lazios e ka theksuar edhe më shumë këtë gjë.

Di Gregorio lider

Juventus-Lazio ishte një ndeshje shumë e bllokuar dhe e ndikuar nga kartoni i kuq i Romagnolit në mes të pjesës së parë. Deri në atë moment, biancocelesti ishin në kontroll të lojës dhe Juventus kishte vështirësi në ndërtimin e aksioneve. Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, por bardhezinjtë vazhdonin të mos gjenin hapësira dhe mundësi për lojë. Di Gregorio, gjatë pushimit të ndeshjes, mori situatën në dorë. Lexo më tej: Video/ Juventus një natë në krye të renditjes: Lazio me 10 lojtarë, dorëzohet në autogolin e Gila

Fjalimi në dhomat e zhveshjes

Llogaria zyrtare e Juventusit publikoi një video ku shihet Di Gregorio duke motivuar shokët e skuadrës me një fjalim që pasqyron analizën e Thiago Mottës të bërë në dhomat e zhveshjes: “Nuk ka gjëra të lehta. Luajmë bashkë, luftojmë për topin. Misteri ka të drejtë, duhet të shënojmë, duhet të dominojmë.” Fjalë prej lideri, por gjithashtu një qëndrim i papritur duke qenë se ka ardhur te bardhezinjtë vetëm prej pak muajsh. Një anë e re për portierin e Juventusit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI